Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që do ta zëvendësoja është ministri i punëve të jashtme”, tha Gllavçev. Në kabinetin aktual zyrtar, ai kombinon postin e kryeministrit me postin e ministrit të punëve të jashtme. Gllavçev shpjegoi se do të pranonte të ishte sërish ushtrues detyre i kryeministrit për shkak të punës së mirë të ekipit të tij, i cili "e bën mirë punën e tij" dhe organizoi zgjedhjet e fundit të ndershme parlamentare më 9 qershor.
Presidenti Rumen Radev sërish vuri në lëvizje procedurën kushtetuese për emërimin e qeverisë së përkohshme dhe përgatitjen për zgjedhje të parakohshme. Radev ka një listë me zyrtarë nga të cilët duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë.Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
Ministri i Kulturës Najden Todorov u takua në Sofje me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut – Zoran Ljutkov, njofton Ministria e Kulturës. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe artit...
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...