Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në Lojërat Olimpike. Ne jemi të shqetësuar për pjesëmarrjen në turneun e boksit për femra në Lojërat e Parisit të Imane Kelif nga Algjeria (66 kg) dhe Ju-Ting Lin nga Tajvani (57 kg), të cilat kohë më parë nuk i kaluan testet gjinore dhe u pezulluan nga pjesëmarrja në turnetë e boksit për femra në nivel botëror, dhe tani në mënyrë të pashpjegueshme se si u regjistruan në programin e Lojërave Olimpike në Parisi mes femrave”, shënojnë nga Komiteti Olimpik Bullgar dhe shtojnë: “Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat jo vetëm të bullgareve, por të të gjitha sportisteve që mund të dëmtohen nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të seksit të kundërt në garat e femrave. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e konkurrenteve, pasi është vërtetuar shkencërisht se goditjet e meshkujve janë shumë më të forta se ato të femrave dhe mund të sjellin lëndime të rënda dhe trauma të përhershme.”
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..