Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reagimi i ashpër i Komitetit Olimpik Bullgar kundër pjesëmarrjes së boksiereve femra që nuk e kaluan testin gjinor

Ju-Ting Lin
Foto: EPA/BGNES

Komiteti Olimpik Bullgar doli me qëndrim të fortë kundër pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit të dy boksiereve të cilat nuk e kaluan testin gjinor. "Komiteti Olimpik Bullgar ngre edhe një herë çështjen e respektimit të rreptë të barazisë gjinore në Lojërat Olimpike. Ne jemi të shqetësuar për pjesëmarrjen në turneun e boksit për femra në Lojërat e Parisit të Imane Kelif nga Algjeria (66 kg) dhe Ju-Ting Lin nga Tajvani (57 kg), të cilat kohë më parë nuk i kaluan testet gjinore dhe u pezulluan nga pjesëmarrja në turnetë e boksit për femra në nivel botëror, dhe tani në mënyrë të pashpjegueshme se si u regjistruan në programin e Lojërave Olimpike në Parisi mes femrave”, shënojnë nga Komiteti Olimpik Bullgar dhe shtojnë: “Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat jo vetëm të bullgareve, por të të gjitha sportisteve që mund të dëmtohen nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të seksit të kundërt në garat e femrave. Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për shëndetin e konkurrenteve, pasi është vërtetuar shkencërisht se goditjet e meshkujve janë shumë më të forta se ato të femrave dhe mund të sjellin lëndime të rënda dhe trauma të përhershme.”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD