Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live.
Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga 18 vende, 24 koncerte - tre në natë - në skenën e madhe; 3 shtete, 45 pjesëmarrës, 21 koncerte në skenat e ditës; 18 projekte ndërkombëtare, 4 të përbashkëta, 5 bullgare.
Dhe këtë vit, të ftuarit e Festivalit të Xhazit në Bansko mund të shikojnë ekspozitën e parë të përhershme të xhazit në vend në muzeun e xhazit në qendrën kulturore "Nikolla Vapcarov", e cila paraqet historinë e xhazit në Bullgari.
Do të ketë edhe një Akademi të Jazz-it në Bansko me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Programi shoqërues përmban lojëra familjare, një skenë ditore në park, improvizime xhaz pasdite.
Nisma e re më interesante buzë malit të Pirinit këtë vit është “Rruga e Jazz-it”. BNR është partneri mediatik i festivalit. Hapja është më 3 gusht me një koncert të titulluar "Xhazi dhe legjendat". Në të do të dëgjojmë Kamelia Todorovën, Vasill Petrov dhe Big Band-in e Akademisë Kombëtare të Muzikës të drejtuar nga Mihaill Josifov.
Foto: banskojazzfest.bg, Facebook /BanskoJazz
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..