"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e një libri për problemet e njerëzve mbipeshë. Së fundmi ajo ishte mysafire në studion e programit “Horizont” të BNR, ku tha se ka bërë si mision të saj të tregojë për personat me peshë problematike – si jetojnë dhe si luftojnë me kilogramët e tepërt.
"Njeriu duhet të mësohet në familjen e tij se si të hajë, si të lëvizë dhe të jetë aktiv, të rregullojë jetën e tij në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe të shmangë obezitetin. Duhet edukim shëndetësor për këtë temë" - thotë ajo.
Vite më parë, Desisllava Hristozova ka provuar të gjitha llojet e dietave derisa ka arritur peshën kufi dhe është bërë e varur nga ushqimi. Ajo gjithashtu është themeluese e fondacionit të saj për parandalimin e obezitetit te bullgarët.
Desisllava Hristozova e quajti atë "Desi, ku je?", pasi dëshiron të gjejë më shumë njerëz me problemin e saj, me të cilët mund të shëtitin në shtigjet malore të malit Vitosha afër Sofjes. Desisllava Hristozova ka qenë 151 kg, por me më shumë aktivitet fizik ka arritur të humbasë mbi 20 kg. Tani ajo dëshiron t'ua përcjellë të tjerëve përvojën e saj, por edhe t'u tregojë të gjithëve se për problemet e të rinjve dhe të rriturve me mbipeshë duhet folur shumë më tepër, sepse prek një pjesë shumë të madhe të shoqërisë sonë.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaZoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..