Organizatorët e festivalit RADAR, i cili zhvillohet nga data 2 deri më 4 gusht në Varna, premtojnë një program plot ngjarje që tejkalojnë standardet tona të njohura. Edicioni i njëmbëdhjetë radhazi premton të jetë një ndërthurje e arteve audio-vizuale, brenda 8 koncerteve dhe dy punëtorive krijuese, me pjesëmarrjen e mbi 30 muzikantëve dhe artistëve pamor.
Në programin muzikor, secili mund të gjejë diçka për veten e tij - nga xhazi tek tingulli elektronik, si dhe stile nga Rilindja deri në avangardë dhe beatbox - të gjitha të shoqëruara me instalim me dritë dhe video-mapping.
Lokacionet kryesore të festivalit janë salla e koncerteve të Galerisë së Arteve të qytetit për koncertet e hapjes në tre netët e festivalit, ndërsa koncertet e mëvonshme do të luhen në oborrin e hapur të Muzeut Arkeologjik në kryeqytetin tonë detar Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Foto: Facebook /RADAR Festival
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..