Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se pelegrinazhi organizohet me bekimin e Shenjtërisë së tij Mitropolitit të Sofjes dhe Patriarkut Bullgar Daniil. Ecja më këmbë zhvillohet nga 1 gushti deri më 6 gusht dhe kalon nëpër malet Vitosha, Verilla dhe Rilla. Në Ditën e Shpërfytyrimit që bie më 6 gusht, pjesëmarrësit mblidhen për një liturgji të shenjtë peshkopi në kishën e manastirit "Lindja e Virgjëreshës".
Dhe këtë vit fillimi i pelegrinazhit do të jepet në Kishën e kryeqytetit “Shën Sofia”, ku më 1 gusht do të mbahet Liturgjia e Shenjtë dhe Ujëbukimi i kryesuar nga Shenjtëria e Tij Patriku bullgar Daniil. Hierarku i Parë i Kishës Ortodokse Bullgare do të mbajë për herë të parë shenjtërimin e ujit më 5 gusht në një nga Shtatë Liqenet e Rilës - "Bëbreka” (Veshka), pjesë tradicionale e programit të pelegrinazhit.
Lexoni më shumë:
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..