Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me përjashtim të Lojërave të Tokios 2021, të cilat ishin të shënuara nga pandemia Covid-19, Bullgaria për herë të fundit kishte më pak atletë në Lojërat Olimpike të Melburnit në vitin 1952, kur dërguam 43 sportistë.
Nga fillimi i Lojërave Olimpike, Bullgaria ka fituar gjithsej 224 medalje. Më së shumti janë medaljet e argjendta - 88, medaljet e bronzta - 82, dhe medaljet e arta - 54, gjë që na rendit në vendin e 21-të për sa i përket medaljeve të fituara olimpike.
Më e suksesshmja për Bullgarinë ishte Olimpiada e bojkotuar nga Perëndimi në Moskë në vitin 1980, kur fituam gjithsej 41 medalje. Në edicionet e lojërave deri në vitin 1952, Bullgaria nuk fitoi asnjë medalje. Vendi ynë nuk mori pjesë në Lojërat Olimpike midis viteve 1900-1920, si dhe në edicionet e viteve 1932 dhe 1948. Medalja e parë për vendin ishte e bronztë dhe u fitua në vitin 1952 nga boksieri Boris Georgiev-Mokata.
Është e rëndësishme të kujtojmë se Bullgaria ishte një nga 14 vendet pjesëmarrëse në Olimpiadën e parë Verore 128 vjet më parë.
Në Lojërat Olimpike në Paris, Bullgaria merr pjesë me nga tre sportistë në badminton dhe peshëngritje, pesë në boks, gjashtë në mundje, nga dy në kanotazh, xhudo, gjimnastikë dhe qitje sportive, nga një në kanoe, taekwondo, tenis dhe skermë, pesë në atletikë, katër bullgarë në not dhe shtatë në gjimnastikë ritmike. Të gjithëve - fat të mirë!!!
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..