Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij.
Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27 korrik 916 u nda nga jeta arsimtari dhe shkrimtar i madh bullgar, i dërguar nga Shën Mbreti Boris I Pagëzori, si Kryepeshkop i Beratit në rajonet jugperëndimore të trojeve mesjetare bullgare. Atje dhe në Ohër, Shën Klimenti punoi me zell ditë e netë dhe përgatiti mbi 3500 klerikë. Në jetëshkrimin e tij theksohet se “ai si Apostulli i ri Pal e fisnikëroi popullin e pandriçuar bullgar dhe e lartësoi shpirtërisht, duke e çuar në rrugën e shpëtimit”.
Lexoni më shumë:
Më 27 korrik, që nga koha më e lashtë, nderohet kujtimi i shëruesit Shën Pantelejmon, i cili në emër të Krishtit shëronte falas. Sipas jetëshkrimit të tij Shën Pantelejmoni jetoi në fund të shekullit të III-të dhe fillim të shekullit të IV-të. Ai studioi mjekësi te mjeku i famshëm në atë kohë Efrosin dhe u bë mjek i oborrit. Pasi u pagëzua në fenë e krishterë, ai mori dhuratën e shërimit dhe mrekullibërjes. Shën Pantelejmoni u vra në vitin 305 gjatë sundimit të perandorit Maksimilian pas torturave mizore.
Për shkak të aktiviteteve të tij gjatë jetës, Shën Pantelejmoni u shpall shenjëtor mbrojtës i mjekëve dhe mamive.
Më shumë për këtë shenjtor të respektuar mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..