Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Foto: burgasimoreto.org

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues në formate televizive, në forume kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës dhe janë mjaft të njohur për publikun.

Të gjithë së bashku krijuan muzikën dhe tekstin e këngës "Ti më premtove" në një nga kampet verore të organizuara nga Iskra Millkova - udhëheqëse e ekipit të Akademisë së Këndimit HighLight.

Aranzhimin dhe orkestrimin e bëri drejtuesi i Ansamblit Vokal Petër Aleksiev. Ishte ideja e tij që të përfshihen instrumentet klasike në regjistrim dhe ai ftoi kolegët dhe miqtë e tij të mirë.

Mesazhi i  këngës “Ti më premtove” lidhet me ndarjet e vështira, të cilat megjithatë nuk na pengojnë të jemi bashkë në shpirt. Duke qenë se një pjesë e pjesëmarrësve ndërkohë kanë shkuar për të studiuar jashtë vendit, në tekstin e këngës talentet e reja premtojnë të jenë gjithmonë bashkë, në krah të njëri-tjetrit, pavarësisht se kush është në cilën pjesë të botës.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD
Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD