Një nga shkollat e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe një gjuhë të dytë të huaj)".
E themeluar në dekadën e parë të shekullit të 21-të, specialiteti “Shkenca Politike” fillimisht pranonte nga 22 deri në 25 studentë. Megjithatë, sot në të mësojnë nga 5 deri në 10 në vit, gjë që u jep atyre mundësinë të komunikojnë plotësisht me njëri-tjetrin dhe me mësuesit e tyre.
Rënia e madhe e numrit të studentëve është për faktin se në ditët e sotme shumë prej kandidatë studentëve zgjedhin universitetet evropiane, “ndryshe nga fillimi i shekullit, kur një pjesë e madhe e atyre që mbaruan arsimin e mesëm qëndruan për të studiuar në Bullgari”- shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë, krye asistentja Dr. Petja Georgieva. Sipas saj, studentët që zgjedhin këtë specialitet në NBU janë shumë të motivuar për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore, por edhe për të marrë një arsim cilësor në fushën e sociologjisë politike, organizatave, marrëdhënieve dhe diplomacisë ndërkombëtare.
“Stafi kryesor përbëhet nga profesorë bullgarë, por shumica e tyre kanë përvojë të gjerë ndërkombëtare. Ne nuk kemi profesorë të huaj të përhershëm, por kemi bashkëpunim shumë intensiv me partnerët tanë nga universitete të ndryshme franceze dhe belge që vijnë këtu në kuadër të programit Erasmus+. Gjithashtu, në programin tonë çdo vit studiojnë rreth 10 studentë francezë, sërish në kuadër të këtij bashkëpunimi. Kështu, studentët tanë janë në kontakt të vazhdueshëm me frëngjishten, gjë që u mundëson jo vetëm të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore, por edhe të krijojnë miqësi të mira që zgjasin me kalimin e kohës” – përshkruan përfitimet e një studimi të tillë, krye asistentja Dr. Petja Georgieva.
Të diplomuarit e këtij specialiteti punojnë në fusha të ndryshme profesionale - në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në sektorin joqeveritar e të tjera.
Specialiteti "Gjuhë të huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe një gjuhë të huaj të dytë)" i krijuar në vitin 2014 ofron një mundësi tjetër për të zhvilluar aftësi dhe kompetenca në fushën e anglishtes dhe një gjuhë të huaj të dytë të zgjedhur nga studenti - frëngjisht, gjermanisht, spanjisht ose rusisht.
Gjatë dy viteve të para të studimeve, studentët mësojnë anglishten praktike dhe gjuhën e dytë të huaj të zgjedhur me leksikun përkatës të specializuar në fushën e administrimit dhe menaxhimit dhe në dy vitet e dyta konsolidojnë aftësitë e fituara. Pas kësaj, gati gjysma e tyre fillojnë të punojnë si përkthyes:
"Ata kanë disa kurse në përkthimin me ndihmën e kompjuterit ku mësojnë llojet e ndryshme të softuerit të përkthimit, sepse agjencitë e përkthimit punojnë në këtë mënyrë sepse ka vëllime shumë të mëdha tekstesh. Dhe ata në fakt duhet të kenë të qartë se si funksionojnë këto algoritme të përkthimit me ndihmën e kompjuterit dhe ato të inteligjencës artificiale - shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë krye asistentja Dr. Emanuella Çiçova. - Qëllimi është që të mund të ndërhyhet aty ku duhet, sepse në fushën e përkthimit personi nuk mund të mos ndërhyjë.”
Pjesa tjetër e studentëve fillojnë të punojnë si administratorë, por ekziston edhe mundësia për të marrë këshilla nga pedagogët se si të hapin biznesin e tyre privat.
Dr. Emanuella Çiçova shpjegoi gjithashtu një mundësi tjetër që do të kenë studentët në NBU - programin master të quajtur "Teknologjitë në përkthimin me shkrim dhe me gojë":
"Ky perogram kaloi një modalitet të suksesshëm pilot dhe u prit me interes nga studentët. Tani jemi në pritje të akreditimit të tij për të vazhduar pranimin e tyre. Ai sërish synon softuerin e përkthimit, por me fokus për të parë më në detaje mekanizmat pas tij.”
Studentë nga pjesë të ndryshme të botës mësojnë në këtë specialitet. "Kemi studentë nga Lindja e Mesme, Rusia, Ukraina, Turqia, Greqia" - shpjegoi krye asistentja Dr. Emanuella Çiçova.
Shihni më shumë rreth mundësive për të studiuar në gjuhën frënge në universitetet bullgare:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..