Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Foto: BGNES

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes shëndetësore të fëmijëve të moshave shkollore (HBSC). Në këtë drejtim, Bullgaria është “e paarritshme” krahasuar me vendet e Evropës dhe Kanadasë, ku treguesi mesatar është nga 1% deri në 3% për këtë grupmoshë. Sipas analistëve, tendenca shqetësuese po thellohet. Për të mos përmendur se nuk është hera e parë që fëmijët bullgarë bien në renditje kaq të pakënaqur.

Marrëdhëniet në shtëpi dhe shoqëria që neglizhon edukimin e adoleshentëve janë shkaqet më të përmendura. Psikologia e fëmijëve Dimitrina Prodanova pohon se çdo ditë bisedon me adoleshentë, të cilët realisht përdorin, ndonjëherë edhe abuzojnë me substanca të tilla. Por në të njëjtën kohë, në kabinetin e saj vijnë shumë fëmijë të talentuar, të edukuar, të cilët ndajnë se ndihen të tjetërsuar nga shoqëria dhe e ashtuquajtura kulturë turbofolk, e cila nuk është vetëm një stil muzikor, por një model sjelljeje:

Dimitrina Prodanova është psikologe fëmijësh me shumë vite praktikë dhe autore e librave për psikikën dhe depresionin e fëmijëve

“Nëse bëni një sondazh se për çfarë ëndërrojnë 11 deri në 14-vjeçarët në vendin tonë, djemtë do t'ju thonë se duan të bëhen gamers, dhe vajzat - kryesisht influencers. Dhe çfarë kanë në kokat e tyre? "Dua të jem popullor dhe të fitoj para nëse është e mundur pa punuar". Dhe ata janë të mërzitur në shkollë sepse nuk u ofrohet asgjë për të stimuluar trurin e tyre të zgjuar. Ata kanë nevojë për një përditësim në mënyrën e paraqitjes së informacionit. Çfarë ndodh me një 11-vjeçar nëse përballet me një mësues, që nuk ia paraqet materialin në mënyrë adekuate? Motivimi bie totalisht” - thotë Dimitrina Prodanova.

Sigurisht, mediat sociale kanë fjalën e tyre. Qëndrimi me orë të tëra para ekraneve nuk mund të mos ndikojë në psikikën dhe sjelljen e fëmijëve. Prandaj, adoleshentët kërkojnë emocione gjithnjë e më të ndritshme dhe përjetime të reja:

"Kohët e fundit u shfaq, termi "padurim njohës". Fëmijët tanë janë fëmijë të kulturës TikTok. Diçka duhet të ndodhë brenda 10 sekondave dhe ata janë në pritje të stimulimit të radhës, d.m.th. truri i tyre, bashkë me teknologjitë në fjalë, të cilat hyjnë gjerësisht në jetën e tyre, fillojnë të punojnë në frekuenca të tjera” - thotë Dimitrina Prodanova.

Jashtë ekraneve, gjithçka është gri dhe e mërzitshme për ta. Por jo vetëm! Në rrënjë të motivimit të ulët është vetëvlerësimi i ulët, i cili mund të shkaktojë sjellje problematike ose përdorimin e substancave psikoaktive. Por nëse, që në një moshë të vogël fëmija inkurajohet të besojë në vetvete, të pëlqejë veten dhe të zhvillojë vetitë e forta dhe talentet e tij, këto statistika trishtuese nuk do të ekzistojnë, pohon psikologia. Sepse fëmijët kanë nevojë për durim dhe vëmendje, por prindërit janë gjithmonë në nxitim, gjithmonë të zënë dhe të shqetësuar, thekson Prodanova dhe shton:

Është sikur prindërit bullgarë, në masë, nuk mund të krijojnë një hapësirë ​​për fëmijët e tyre, një hapësirë ​​paqeje dhe vetmie në të cilën ata të komunikojnë. Ndoshta shoqëritë e tjera kanë një lloj tjetër kulture, një mënyrë krejtësisht të ndryshme funksionimi. Dhe diçka tjetër: prindërit në vendin tonë nuk e kanë këtë kulturë për t'u kujdesur për marrëdhënien me partnerin. Është shumë e rëndësishme që nëna dhe babai i fëmijës të caktojnë kohë dhe hapësirë ​​vetëm për ata të dy, për të “karikuar bateritë e tyre”. Sepse prindërit e lumtur kanë fëmijë të lumtur, kurse prindërit e qetë – fëmijë të qetë” - tha në përfundim Dimitrina Prodanova.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD