Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar për vajza dhe solli titullin e parë për vendin tonë në këtë grupmoshë nga kampionati evropian.
Veliçkova fitoi medaljen fitoi edhe medaljen e bronztë në kërcimin së gjati, pasi kapërceu 6.16 metra.
Hristijan Kasabov fitoi medaljen në 110 metra me pengesa, duke u renditur i treti.
Në Kampionatin Evropian në,Sllovaki, shumë mirë u prezantua edhe Dimo Andreev, i cili fitoi medaljen e argjendtë të çekiçit (5 kg). Ai arriti 72.49 m në përpjekjen e tij më të mirë.
Foto: BTA, atletikabg.comShahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..