Presidenti Rumen Radev do t'i japë mandatin e dytë për formimin e qeverisë të hënën - më 22 korrik, kandidatit për kryeministër, të emëruar nga grupi i dytë parlamentar më i madh në Asamblenë e 50-të Kombëtare "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB).
Paraprakisht, PP-DB kërkoi shtyrjen e mandatit të dytë për të kërkuar mbështetje të gjerë për deklaratën e tyre të propozuar me një paketë prej 7 ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin.
Më 18 korrik, pas konsultimeve për daljen nga kriza politike me grupet parlamentare, pa atë të DPS-së, PP-DB deklaroi se nuk ka mbështetje për qasjen e tyre të propozuar dhe se nuk mund të realizojnë mandatin e dytë për të formuar një kabinet. Ata do ta kthejnë mandatin e presidentit menjëherë dhe të paplotësuar. Sipas kushtetutës, presidenti do të zgjedhë se cilës parti do t'ia japë mandatin e tretë dhe të fundit.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..