Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi Georgiev u bë një nga filantropët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në historinë tonë. Në vitin 1896, ai njoftoi një dhurim prej 800 000 levash të arta dhe rreth 10 200 metra katrorë tokë për ndërtimin e godinës së universitetit të parë bullgar. Një vit më vonë, Evllogi Georgiev vdiq dhe sipas testamentit të tij, la një dhurim prej 6 milionë levash ari, i cili ishte shumë i madh për kohën, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e godinës së shkollës së lartë në Sofje. Sot ky është Rektorati i institucionit më prestigjioz të arsimit të lartë në Bullgari - Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski".
Në fillim të këtij viti u bë e qartë se një tjetër bullgar, gati një shekull e gjysmë më vonë, ndoqi shembullin e bankierit nga Karlovy Vary dhe bëri donacionin më të madh të vetëm për Fakultetin Ekonomik të Alma Mater me vlerë 1 milion leva (500 mijë euro). Shuma do të përdoret për bursa për studentët e fakultetit për dhjetë vitet e ardhshme, ndërsa identiteti i donatorit mbetet anonim, vetëm dihet se ai është ish-diplomant i fakultetit.
Në fakt, shkencat ekonomike ishin të përfaqësuara në Shkollën e parë të Lartë në Sofje, që kur në Departamentin e Drejtësisë, të hapur në 1892, filloi mësimdhënia e ekonomisë politike, shkencave financiare dhe statistikave. Në vitin 1905, qendra arsimore u shndërrua në universitet dhe mësimi i shkencave ekonomike vazhdoi në Fakultetin tashmë ekzistues të Drejtësisë. Sot dy fakultetet janë të ndara, por vazhdimësia ekziston nëpërmjet programeve arsimore jashtëzakonisht të zhvilluara në gjuhën frënge, të cilat ofrohen edhe për doktorantët që vazhdojnë rrugën akademike në to.
Sot ju prezantojmë specialitetet bachelor në programin francez të Fakultetit të Ekonomisë – “Ekonomia dhe Financat” dhe “Administrata e Biznesit”.
Afati i studimit në to është katër vjet, me praktikë të detyrueshme në vitin e tretë dhe një semestër në kuadër të programit europian të mobilitetit “Erasmus”, të kryer në një universitet francez. Trajnimi është në bullgarisht dhe frëngjisht, i udhëhequr nga mësues bullgarë dhe ligjërues të ftuar nga jashtë, mësojmë nga Doc. Sonja Georgieva, drejtuese e programit.
“Ky është një program, themelet e të cilit u hodhën në vitin 1995, me mbështetjen e Institutit Francez pranë Ambasadës së Francës në Bullgari. Më pas, bazuar në përvojën, në vitet 2009-2010 krijuam një program të përbashkët Bachelor (Licencе) në Ekonomi dhe Administrim Biznesi me Universitetin e Lille në Francë, i cili edhe sot është një partner kryesor i Fakultetit të Ekonomisë. Që nga viti akademik 2018-2019 ky program realizohet së bashku me universitetin në Poitiers. Po fokusohem në këto dy universitete partnere franceze, megjithëse kemi shumë më tepër, sepse kemi arritur një marrëveshje dhe një kontratë me ta që studentët të marrin një diplomë të dyfishtë – bullgare dhe franceze”.
Diplomimi i dyfishtë në programin frankofon kërkon që programi dhe planet arsimore të përputhen si me standardet bullgare, ashtu edhe me ato të universiteteve partnere franceze, saktëson doc. Georgieva.
"Dëshiroj të tërheq vëmendjen për faktin se trajnimi ka një natyrë ndërdisiplinore dhe kombinon disiplinat ekonomike, financiare, menaxheriale dhe juridike. Dhe gjithashtu të ashtuquajturat disiplina STEM - matematikë e aplikuar, statistikë, kompjuter dhe teknologji informacioni. D.m.th. Baza e programit është me të vërtetë trajnimi i specializuar. Gjuha frënge është tashmë e përmirësuar, sepse studentët e studiojnë atë si gjuhë të specializuar dhe kjo, do të thoja, është vlera e shtuar në arsimimin e tyre që u jep atyre një avantazh në tregun e punës.
Të gjithë mund të aplikojnë në seksionin francez të programeve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Sofjes, por doc. Sonja Georgieva sqaron se më të suksesshmit janë studentët nga shkollat e mesme për mësime të gjuhëve të huaja dhe të matematikës në Bullgari dhe jashtë saj.
246 studentë bullgarë kanë marrë me sukses një diplomë të dyfishtë në 14 vitet e fundit. Për momentin aty po trajnohen 67 maturantë të ardhshëm, afro 30 prej të cilëve janë të huaj.
Realizimi i të diplomuarve të specialiteteve është i gjerë - nga puna në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e deri te pozitat e larta në kompanitë bullgare dhe mikse të huaja. Gjëja e lumtur është se gjithnjë e më shumë prej tyre po qëndrojnë për të ndërtuar zhvillimin e tyre profesional në Bullgari, vë në dukje shefja e programit frankofon.
“Dhe këtu dua të tërheq vëmendjen për punën tonë me doktorantët, ajo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ne mbështetemi tek ata që të mbeten si profesorë tek ne.
Në Konkursin Kombëtar për Studentë të Doktoraturës, organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare Universitare e Frankofonisë më 28 maj të këtij viti, fituese doli doktorantja jonë Lidija Kabatlijska, e cila do të përfaqësojë Bullgarinë në Konkursin Botëror këtë vjeshtë në Bregun e Fildishtë.
Bullgaria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për studentët frankofonë bullgarë dhe të huaj, është kategorike doc. Sonja Georgieva.
“Dëshmi për këtë është se studentët francezë, për shembull, që vijnë për një semestër, zakonisht atë dimëror, qëndrojnë vullnetarisht edhe një. Që do të thotë se atyre u ka pëqyer Bullgaria si një vend, dhe ne si fakultet dhe universitet kemi treguar që ofrojmë studime me cilësi të lartë."
Shihni më shumë rreth mundësive për të studiuar në gjuhën frënge në universitetet bullgare:
Foto: Facebook/stopanski.fakultet, uni-sofia.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..