Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik, ndërsa shpërblimi i fituesve të konkursit bëhet më 19 korrik, njoftuan organizatorët “Expo Team”.
Sivjet, hapësirat e ekspozitës janë të vendosura në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve - Burgas, ku do të prezantohen më shumë se 350 verëra dhe pije alkoolike. Tradicionalisht, përveç bodrumeve të verës dhe distilerive, përfshihen përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë, dyqane gourmet dhe hotele. Festivali mbahet nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Partnerët janë Agjencia Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Dhoma Kombëtare e Vreshtarisë dhe Verërave (NLVK) dhe Unioni i Enologëve në Bullgari.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..