Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon analiza e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Për një person që jeton vetëm, nevojiten 1453 leva (750 euro).
Ne duam të kemi një definicion në nivel kombëtar për pagën e jetesës dhe Statistikat Kombëtare ta shpallin atë çdo tremujor, tha Pllamen Dimitrov, kryetar i sindikatës më të madhe KNSB. Kështu, qytetarët do të kenë një ide se sa para u nevojiten për të jetuar relativisht mirë sipas standardeve bullgare. Të ardhurat e nevojshme vetëm për ushqim janë 572 leva (288 €) për një punëtor në muaj. Kjo është 39.4% e të ardhurave totale, raporton gjithashtu KNSB.Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën..