Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

Foto: Ani Petrova

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër Karamitev për takimet e tij të para me këngën popullore dhe shoqërimin e saj me fyell. Ai është interpretues nga trevat e Trakisë, por për shumë vite ka jetuar jashtë vendlindjes së tij, në Vjenë, së bashku me bashkëshorten Magdalena, e cila është këngëtare me një repertor të pasur nga fusha të ndryshme folklorike. Dimitër dhe Magdalena Karamitevi janë kthyer së fundmi në vendin tonë për të marrë pjesë në një koncert së bashku me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR-së. Atje ata performuan muzikën e tyre, të cilën e përshkruajnë si një "autoportret i vogël" dhe një histori për jetën e tyre.

"Gjithmonë kam qenë i rrethuar nga shumë muzikantë, këngëtarë - familja ime është e lidhur me traditat bullgare. Gjyshi im ishte fyelltar dhe ishte bërë i famshëm në rajon" - tha fyelltari Dimitër Karamitev për Radio Bullgarinë.

"Fyellin e kam filluar mjaft vonë, diku rreth 15 vjeç, në shkollën e mesme të qytetit Kotell. Gjatë atyre viteve, rruga e vetme që doja të merrja ishte ajo e Akademisë në Plovdiv. Instrumente frymore të ngjashme ka në të gjitha vendet fqinje, por duket se në Bullgari fyelli - në formën që ne e njohim - ka gjetur vendin e tij. Të gjithë thonë se përmes instrumentit flet shpirti, prandaj shpirti ynë bullgar flet përmes fyellit. Shpirti ynë është gjithashtu më i pasur, kështu që duhen përdorur më shumë ornamente për t'i dhënë zë. Falë Teodosij Spasovit dhe mënyrës së tij të të bërit muzikë me fyell, dhe përhapjes së kësaj muzike nëpër botë, ai ka hapur rrugën për më shumë se një fyelltar si unë”.

Në vitet 1996-2000, si student në Akademinë e Muzikës, Kërcimit dhe Arteve të Bukura në Plovdiv, Dimitër Karamitev krijoi shumë kontakte me kolegët e tij, të përkushtuar edhe sot e kësaj dite me folklorin bullgar. Paraqitjet e tyre të para të përbashkëta ishin në vitet studentore, ndërsa Dimitër Karamitev e përkufizon veten si një adhurues i skenës së dasmave nga rajoni i Trakisë.

“Më pëlqen ende /kjo muzikë/, edhe pse duket se po venitet gjithnjë e më shumë. Është sikur ka humbur një brez i tërë që është rritur duke luajtur këtë lloj muzike. Kriza në këtë drejtim është shumë e prekshme, të paktën për mua, sepse unë kthehem në Bullgari dhe kjo më sjell më shumë dhimbje dhe mendime. Ka ende muzikantë të të gjitha brezave që janë interpretues të mrekullueshëm, në të gjitha instrumentet popullore, dhe në artin vokal, që mund të trajtojnë shumë mirë çdo këngë. Por dëgjuesit dhe njerëzit që e vlerësojnë këtë muzike mungojnë gjithnjë e më shumë. Unë jam i brezit që kujton se si interpretuesit e asaj kohe, vetëm duke luajtur një frazë të caktuar, mund të bënin adhuruesit e muzikës të tërbohen. Tashmë muzika popullore arrin gjithnjë e më pak te zemrat e njerëzve, nuk i prek ata. Dhe vetë muzikantët kanë kontribuar për këtë, ne ishim të vendosur të fitonim më shpejt dhe më lehtë dhe arti ka rënë paksa viktimë e kohës sonë. Të gjithë përpiqen të jenë më shpesh në skenë. Megjithatë, këtu vjen edhe kompromisi që ka të bëjë me cilësinë e muzikës”.


“Falë situatës ekonomike në vendin tonë, edhe tani komuniteti i emigrantëve bullgarë jashtë vendit vazhdon të rritet - si në Austri ashtu edhe në vendet e tjera evropiane - vëren Dimitër Karamitev.

“Falë rastësisë, pas një qëndrimi dy vjeçar atje /në Vjenë/ kam krijuar kontakte dhe kam arritur të bëhem pjesë e komunitetin muzikor bullgar në Austri. Nuk është i përbërë nga shumë muzikantë popullorë, por ka shumë interpretues të instrumenteve klasike, dhe Bullgaria është e përfaqësuar shumë mirë në këtë drejtim. Shumë studentë vijnë në Vjenë, disa qëndrojnë, të tjerë kthehen. Aty u krijua miqësia ime me nipërit e mbesat e Panço Vlladigerovit, të cilët jetojnë në Vjenë. Konstantin Vlladigerov - i cili luan klarinetë dhe piano, dhe Aleksandër Vlladigerov, i cili është një trumpetist i arrirë. Në koncertet e tyre përdorin gjithmonë elemente folklorike dhe filluan të më ftojnë mua. Kemi shumë shfaqje dhe katër albume me të cilat jam përfshirë edhe unë. Me kalimin e viteve kemi punuar për teatrot më të mëdhenj dhe falë tyre kam krijuar edhe më shumë kontakte në mbarë botën”, tha Dimitër Karamitev në një intervistë për Radio Bullgarinë.


Foto: Ani Petrova, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD