Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën përkujtimore dhe u nënshkrua në librin e ngushëllimeve. “Një nderim për kujtimin e viktimave. Na takon neve, të gjallëve, që të mos lejojmë që kjo të ndodhë më”, ka shkruar Prof. Cokov.
Këtë vit me një rezolutë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Përfaqësues të dhjetëra vendeve morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Potoçari dhe Bullgaria ishte në mesin e delegacioneve të përfaqësuara në nivel ministror. Gjatë pelegrinazhit, Cokov ishte i shoqëruar nga ambasadori bullgar në Sarajevë, Valeri Jotov, raporton BTA.Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita është me rastin e 145 vjetorit të themelimit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes të..
Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Dukshmëria do të jetë përkohësisht e zvogëluar..
Gjykata e Lartë Administrative anuloi si të paligjshëm refuzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për regjistrimin e koalicionit "Lëvizja për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri" (një nga dy fraksionet e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - DPS)..
Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të..
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë,..