Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën përkujtimore dhe u nënshkrua në librin e ngushëllimeve. “Një nderim për kujtimin e viktimave. Na takon neve, të gjallëve, që të mos lejojmë që kjo të ndodhë më”, ka shkruar Prof. Cokov.
Këtë vit me një rezolutë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës. Përfaqësues të dhjetëra vendeve morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Potoçari dhe Bullgaria ishte në mesin e delegacioneve të përfaqësuara në nivel ministror. Gjatë pelegrinazhit, Cokov ishte i shoqëruar nga ambasadori bullgar në Sarajevë, Valeri Jotov, raporton BTA.Në një forum biznesi bullgaro-kinez në Sofje, presidenti Rumen Radev u theksoi bizneseve kineze avantazhet e mjedisit të biznesit në Bullgari dhe praninë e specialistëve të kualifikuar. "Nuk ka makinë të prodhuar në Evropë që të mos ketë komponentë..
Kapërcimi i krizës politike kërkon kthimin e parimeve në politikë dhe partitë të kuptojnë shumë qartë se besimi është çelësi i suksesit të tyre, theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Sipas presidentit, besimi..
Për zgjedhjet e parakohshme të 27 tetorit dokumente për pjesëmarrje dorëzuan 28 parti dhe 11 koalicione. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtatë parlamentare, brenda 4 viteve, nis më 27 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) regjistron të..
Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të..
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë,..