Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Shkëlqesinë e Saj Inid Milo, ambasadoren e Shqipërisë në Sofje, raporton BGNES.
“Ne jemi këtu për të ndërtuar ura. Më vjen shumë mirë që marrëdhëniet tona dypalëshe ndërtohen mbi bazën e miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të ngrohta”, theksoi Milo. Ajo e informoi Milloshevin për synimin e Tiranës për të punuar drejt krijimit të një dhome tregtare bullgaro-shqiptare: "Kjo do të krijonte kushte të mrekullueshme për ndarjen e praktikave të mira jo vetëm në fushën e turizmit, por edhe në ekonomi dhe kulturë," vuri në dukje Milo.
Ministri Milloshev vuri në dukje se Bullgaria është një destinacion tërheqës për turistët shqiptarë, duke theksuar se një fluturim direkt ndërmjet Sofjes dhe Tiranës do të ketë një ndikim jashtëzakonisht pozitiv në turizmin për të dy vendet. “Lidhja ajrore është një objektiv bazë që besoj se është i arritshëm. Nuk mund të jemi kaq afër dhe të kalojmë përmes Vjenës apo madje përmes desitinacioneve edhe më të largëta”, ka komentuar Milloshev.
Foto: BGNES
Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..