Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të Aleancës, njoftoi BTA. Qëndrimi bullgar në samitin e NATO-s është që të mos dalë jashtë kornizës së vendimeve të Kuvendit Kombëtar. Ne nuk do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë, u tha Glavçev gazetarëve bullgarë. Ai deklaroi se premtimi i Sofjes për t'i dhënë Ukrainës 80 milionë euro është politik dhe jo ligjërisht i detyrueshëm. Shuma është përshtatur me PBB-në e vendit si anëtare e NATO-s. Gllavçev theksoi se shuma totale për të gjithë aleancën është 40 miliardë euro. Ndihma e premtuar është një sinjal i qartë politik se çdo vend i NATO-s po përmbush angazhimet e tij. Ai kujtoi se këto fonde nuk mund të ndahen pa një vendim të parlamentit përkatës kombëtar dhe se shuma mund të mos ndahet fare.
Për zgjedhjet e parakohshme të 27 tetorit dokumente për pjesëmarrje dorëzuan 28 parti dhe 11 koalicione. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtatë parlamentare, brenda 4 viteve, nis më 27 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) regjistron të..
Makina klasike të nivelit të lartë të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes janë ekspozuar që nga sot deri më 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita është me rastin e 145 vjetorit të themelimit të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes të..
Gjatë natës nga perëndimi në lindje reshjet e shiut do të ndalen dhe vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen. Ditën e enjte do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Dukshmëria do të jetë përkohësisht e zvogëluar..
Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të..
Me rastin e ditës së parë të shkollës, ushtruesi i detyrës së ministrit të arsimit dhe shkencës, Prof. Galin Cokov, iu drejtua drejtorëve, arsimtarëve..