Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Uashington, kryeministri deklaroi se Bullgaria është një aleat i besueshëm në NATO

Foto: Këshilli i Ministrave

Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të Aleancës, njoftoi BTA. Qëndrimi bullgar në samitin e NATO-s është që të mos dalë jashtë kornizës së vendimeve të Kuvendit Kombëtar. Ne nuk do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë, u tha Glavçev gazetarëve bullgarë. Ai deklaroi se premtimi i Sofjes për t'i dhënë Ukrainës 80 milionë euro është politik dhe jo ligjërisht i detyrueshëm. Shuma është përshtatur me PBB-në e vendit si anëtare e NATO-s. Gllavçev theksoi se shuma totale për të gjithë aleancën është 40 miliardë euro. Ndihma e premtuar është një sinjal i qartë politik se çdo vend i NATO-s po përmbush angazhimet e tij. Ai kujtoi se këto fonde nuk mund të ndahen pa një vendim të parlamentit përkatës kombëtar dhe se shuma mund të mos ndahet fare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto:

Bullgarët tani kanë akses në të dhënat e tyre elektronike shëndetësore

Në vetëm një ditë, 500 bullgarë kanë aksesuar kartelat e tyre shëndetësore me celularët e tyre përmes aplikacionit eZdrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë ditës së parë, më 2 shtator, aksesi ishte i mundur edhe pa nënshkrim personal..

rinovuar më 24-09-03 11.37.PD
Ministri i Punëve të Brendshme Atanas Illkov u takua me ambasadoren e Republikës së Turqisë në Bullgari Sh. e Tij Mehmet Sait Ujanëk

Bullgaria dhe Turqia raportojnë një ulje prej 70% të presionit të migracionit

Si rezultat i dialogut të intensifikuar dhe veprimeve të autoriteteve kompetente të Bullgarisë dhe Turqisë, u raportua një rënie prej më shumë se 70% e presionit migrator, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në informacion..

botuar më 24-09-03 10.26.PD

Parashikimi i motit për 3 shtatorin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët dhe kryesisht i qetë. Ditën e martë do të jetë me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira grumbulluese por nuk do të ketë pothuajse reshje. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja...

botuar më 24-09-02 7.35.MD