Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Bahtëshen Mutllu: Gjuha bullgare është shumë moderne në Edrene

Foto: BTA

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u shndërrua në një shkollë të së dielës, ndërsa në vitin aktual shkollor 2023/2024, nxënësit janë tashmë 62. Organizohet një klasë e veçantë për fëmijët e qyteteve të tjera, të cilët mësojnë nga distanca në një klasë virtuale. Ambientet ku studiojnë fëmijët janë siguruar falas nga emigranti bullgar Sezan Ermak, pronar i godinës.

Natyrisht, shteti bullgar ndan fondet e nevojshme për shkollën, si dhe për ansamblet e valleve popullore dhe bibliotekën në qytet. Një nga themeluesit e qendrës arsimore në Edrene është At Aleksandër Çëkërëk, mentor shpirtëror i bashkësisë ortodokse bullgare në famulli dhe prift shumëvjeçar në kishën "Shën Gjergji Fitimtar".
Pas vdekjes së papritur të At Çëkërëk në vitin 2023, shkolla bullgare mori emrin e tij, si mirënjohje për shërbimin e tij të përkushtuar ndaj besimit dhe kombit bullgar. Aktivitetet e ndryshme jashtëshkollore, duke përfshirë vallet popullore bullgare, orë pikture etj. tërheqin jo vetëm fëmijët bullgarë, por edhe ata turq.

Kurrikula përfshin kryesisht mësimin e gjuhës dhe letërsisë bullgare, si dhe studimin e historisë dhe kulturës bullgare. Të gjitha tekstet shkollore ofrohen nga pala bullgare përmes Konsullatës sonë të Përgjithshme në Edrene dhe janë pa pagesë. “Gjithçka sigurohet nga shteti bullgar”, thekson zonja Mutllu për gazetarët e BNR-së nga Radio Bullgaria dhe BNR-Kërxhali.
Bahtëshen Mutllu (majtas) me të diplomuarit e shkollës
"Gjuha bullgare është shumë moderne në Edrene. Këtë mund ta them me 100% siguri. Ka fëmijë të turqve vendas që duan të mësojnë bullgarisht dhe aktualisht janë në klasë të parë. I kemi edhe në grupin përgatitor. Interesi është i madh, por ne nuk kemi aq shumë hapësirë dhe nuk mund t'i marrim të gjithë, për fat të keq."

Kjo çështje është diskutuar me Konsullatën e Përgjithshme të Bullgarisë dhe po kërkohet një zgjidhje. Sipas konsullit të përgjithshëm Borisllav Dimitrov, është duke u shqyrtuar një opsion për marrjen me qira të objekteve të reja për vitin e ardhshëm akademik:

"Në përgjithësi numri i tyre rritet me kalimin e viteve. Ata argëtohen. Bëjnë verore, mësojnë të lexojnë. Si çdo gjuhë e huaj, për ta kjo është një dritare drejt botës. Shumica e fëmijëve janë nga familje emigrantësh ose nga martesa të përziera. Ka edhe vetëm nga familjet turke që duan të mësojnë bullgarisht. Më vete, në një godinë të siguruar nga Bashkia, drejtoresha bën edhe një kurs për më të moshuarit që duan të mësojnë bullgarishten”.

Ndërsa sa i përket numrit në rritje të nxënësve, nevojiten edhe mësues:

“Këtu është vështirë të gjesh mësues – thotë Bahtëshen Mutllu. – Duhet të dish turqisht dhe bullgarisht, kërkesat e Ministrisë së Arsimit janë shumë strikte. Mësuesi duhet të ketë mbaruar në Bullgari për pedagogji ose mësuesi dhe të dijë edhe turqisht, sepse fëmijët janë turqishtfolës dhe gjatë javës vazhdojnë të mësojnë në shkollat turke. Ata vijnë këtu vetëm të shtunave për të mësuar gjuhën bullgare. Prandaj, mësuesi duhet të dijë gjuhën turke që ne të mund t'i mbajmë këta nxënës."

Vetë Bahtëshen Mutllu ka lindur në Bullgari dhe në vitin 1989 së bashku me bashkatdhetarë të tjerë emigroi në Turqi. Megjithatë, dashuria e saj për gjuhën bullgare mbeti përgjithmonë dhe e çoi drejt shkollës bullgare të së dielës në Edrene. Ajo i mëson fëmijët e grupit përgatitor dhe njëkohësisht drejton veprimtarinë edukative.

Çdo vit, shkolla e së dielës organizon festime me rastin e festave kombëtare dhe ato të krishtera si 3 marsi, 24 maji, Krishtlindja, e diela e Palmave dhe Pashkët.

Foto: BTA, Shkolla Bullgare e së Dielës "At Aleksandër Çëkërëk" në Edrene
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD