Kryeministri në detyrë dhe ministër i jashtëm Dimitër Gllavçev do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri do të marrin pjesë ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov, zëvendësministrja e punëve të jashtme Maria Angelieva, kolonelja Nevjana Miteva dhe Adelina Nikollova, zëvendësministra të mbrojtjes.
Gjatë forumit do të festohet edhe 75-vjetori i themelimit të NATO-s. Në takim pritet të merren vendime lidhur me forcimin e potencialit parandalues dhe mbrojtës të NATO-s, vazhdimin dhe institucionalizimin e mbështetjes politike dhe praktike të Aleancës për Ukrainën, thellimin e marrëdhënieve me partnerët e NATO-s nga rajoni Indo-Paqësor. Në kuadër të takimit është planifikuar një takim në formatin e aleatëve, një takim i Këshillit NATO-Ukrainë me pjesëmarrjen e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, si dhe një format partneriteti me partnerët Indo-Paqësor, Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Republika e Koresë dhe me presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Pritet që në kryeqytetin amerikan të jenë të pranishëm 36 liderë qeveritarë dhe shtetërorë.Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...