“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo këngëtare dhe një sërë paraqitjesh në klube dhe skena të festivaleve xhaz dhe pop. Fillimisht Elia Todorova ishte pjesë e grupit të njohur të vajzave “4 Magic”.
Së fundmi, Elia Todorova tregoi talentin e saj në rolin kryesor të muzikalit "Burlesque", rol ky i cili në origjinal rikrijohet nga Christina Aguilera.
“Ishte një nder i jashtëzakonshëm për mua të isha pjesë e një muzikali të organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vladigerov”, studente e së cilës isha dhe ku u diplomova - thotë Elia. ‒ "Burlesque" vihet për herë të parë në Bullgari, me këngë të përkthyera enkas në bullgarisht dhe të realizuara me një orkestër. Nga fillimi i vitit e deri më 1 qershor kur ishte premiera, ne bënim prova çdo ditë dhe rezultati ishte vërtet fantastik, duke pasur parasysh reagimin e publikut dhe komentet në rrjetet sociale.”
Me ardhjen e verës, këngëtarja u dhuroi fansave të saj këngën e re - "Bërë për mua", dhe videon në të cilën u përfshin edhe muzikantët nga grupi i saj - Nikollaj Kostadinov, Kristian Zhelev dhe Zheko Zhekov. “Ata marrin rolin e marinarëve të tunduar nga një nimfë deti”, shpjegon Elia, e cila shndërrohet në nimfë në videon e këngës “Bërë për mua”.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Arkivi personal i Elia Todorovës
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Ka ndërruar jetë këngëtari, muzikanti dhe kompozitori bullgar Kirill Mariçkov. Tragjedia ka ndodhur në një incident në fshatin Sellanovci (Bullgaria Veroperëndimore), ku muzikanti i rock-ut duhej të kishte një koncert me "Fondacijata", njoftoi..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..