Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr nga kryeministri Viktor Orbán, aleati më i afërt i Rusisë në bllok dhe kritiku më i ashpër i Ursula von der Leyen, e cila është në rrugën e kthimit për në krye të KE-së, ka qenë prej vitesh në kundërshtim politik me Brukselin për çështjet e migracionit, mbështetjen për Ukrainën, lirinë e medias dhe sundimin e ligjit.

Natyra provokuese e "djalit të keq të Evropës" u manifestua akoma me moton e Presidencës "Le ta bëjmë Evropën të madhe përsëri" dhe bëri bujë në Bashkimin Evropian për shkak të analogjisë me sloganin e Donald Trump në fushatën e tij presidenciale në 2016. "Le ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri".

Pyetjes nëse është e shqetësuar për Presidencën e ardhshme hungareze, zëvendëspresidentja e KE Věra Jourová iu përgjigj:

Věra Jourová

"Nuk do t'ju them se jam eshqetësuar për asgjë, por sigurisht që Presidenca Hungareze do të jetë e rëndësishme për vetë Hungarinë - për të treguar se mund të shërbejë dhe të përmbushë detyrën si një ndërmjetës i ndershëm, që është roli i Presidencës. Kështu që pres që ata të tregojnë profesionalizëm dhe shpresoj një performancë neutrale dhe profesionale”.


Analistët janë të ndarë në opinionet e tyre se sa e rrezikshme është Presidenca e BE-së e Hungarisë për politikat udhëheqëse të BE-së dhe cili do të jetë roli i saj. Julijana Nikollova, drejtoreshë e portalit "Evropa" dhe fondacionit "Qendra për Modernizimin e Politikave", shprehu shqetësimet e saj para BNR-së:

Julijana Nikollova

Është shqetësuese sepse ka akte që duhet të finalizohen në fushën e migracionit, përfshirë këtu drejtimin e zhvillimit të Marrëveshes së Gjelbër. Pritet një politikë mjaft konservatore, vështirë se do të ketë një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë, një gjashtëmujor përgjithësisht i vështirë po afrohet”.

Ljubomir Kjuçukov, drejtor i Institutit të Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ish-zëvendësministër i punëve të jashtme, shprehu pritshmëritë e tij para BNR për aktivitet serioze nga ana e Presidencës Hungareze, por tërhoqi vëmendjen për:

Ljubomir Kjuçukov

Problemi është në rregullimin e prioriteteve dhe mbi të gjitha nga pikëpamja e problemit kryesor të BE-së – nevoja për reforma të brendshme, diçka që u arrit gjatë dy komisioneve të fundit nën të gjitha presidencat, diçka që është veçanërisht e nevojshme nga pikëpamja e zhvillimit aktual të ngjarjeve politike, konfrontimit gjeopolitik, si dhe nga pikëpamja e zgjerimit të mundshëm”.

Hungaria ka njoftuar se do të përdorë Presidencën e saj për të prezantuar një marrëveshje të re konkurruese bujqësore, "të orientuar ndaj fermerëve", për të ndjekur një politikë të qëndrueshme dhe të bazuar në merita të zgjerimit dhe për të forcuar politikën evropiane të mbrojtjes. Do të punojë për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, për një treg fleksibël të punës, për vende pune të sigurta dhe përballimin e sfidave demografike.

Kryeministri Viktor Orbán filloi turneun e tij evropian nga Roma, Berlini, Parisi dhe parashtroi para liderëve pikëpamjet e tij për zhvillimin e Evropës:

Viktor Orbán dhe Giorgia Meloni

Interesi ynë i përbashkët është që ekonomia evropiane të jetë e suksesshme dhe konkurruese. Është në interesin tonë që Evropa të mos izolohet nga partnerët ekonomikë jashtë BE-së. Nëse nuk nënshkruajmë një Pakt Evropian të Konkurrueshmërisë, atëherë do të humbasim qindra mijëra vende pune gjatë dekadës së ardhshme”.

Përpara se t'ia dorëzonte stafetën Budapestit, Presidenca Belge finalizoi paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe nisi negociatat për pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Dhe megjithëse Hungaria ka njoftuar se nuk do ta bllokojë këtë proces, qeveria e ekstremit të djathtë të Orbanit nuk pret ndonjë përparim të vërtetë gjatë Presidencës Hungareze.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó nuk iu drejtua të gjithë atyre që donin të bllokonin rotacionin e Hungarisë në krye të Këshillit në 6 muajt e ardhshëm dhe nënvizoi fokusin e Presidencës:

Péter Szijjártó

Sinqerisht, jo të gjithë janë të kënaqur me marrjen e Presidencës së radhës nga Hungaria, por ka rregulla që nuk mund të injorohen. Prioritetet tona kryesore janë tre: do të bëjmë përpjekje maksimale për të përshpejtuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Pesë nga vendet kandidate kanë pritur gati 15 vjet për anëtarësim, dhe Maqedonia e Veriut mbi 18 vjet. Fusha e dytë në të cilën do të donim të përqendroheshim është lufta jonë e vazhdueshme kundër migracionit të paligjshëm dhe së treti: BE-ja duhet të punojë për të ndihmuar vendet evropiane dhe për të zhvilluar ekonominë evropiane.

Në një intervistë për BNR, Pavell Antonov - kryeredaktor dhe bashkëthemelues i Fondacionit BlueLink, i cili prej shumë vitesh jeton në kryeqytetin hungarez Budapest, është i bindur se Presidenca Hungareze nuk do të riorganizojë axhendën e Evropës, por edhe se pas zgjedhjeve evropiane, të cilat në Hungari u mbajtën së bashku me zgjedhjet lokale, për herë të parë që nga viti 2010, Viktor Orbán ndihet i kërcënuar pas humbjes solide në përqindje të partisë së tij Fidesz:

Pavell Antonov

Z. Antonov, cilat janë pritshmëritë tuaja nga Presidenca Hungareze, cilat janë ambiciet e Viktor Orbán dhe çfarë axhende politike mendoni se do të formojë Hungaria në gjashtë muajt e ardhshëm?

Sigurisht, është e vështirë të japësh një parashikim absolut, të saktë dhe gjithëpërfshirës, ​​por në përgjithësi, veçanërisht në dritën e rezultateve të zgjedhjeve, të cilat në Hungari ishin lokale dhe evropiane, mendoj se Viktor Orbán dhe qeveria e tij do të përdorin Presidencën, për të vazhduar të lancojnë axhendën e tyre politike, e cila është jashtëzakonisht ekstreme dhe po tërheq opinionin publik jo vetëm në Hungari, por edhe në Evropë dhe në botë në drejtim të temave që i shërbejnë doktrinës së tyre politike. "

A janë të justifikuara shqetësimet e analistëve dhe liderëve politikë për tërheqjen nga disa prej prioriteteve kryesore gjatë presidencës hungareze në lidhje me Rusinë, ndihmën për Ukrainën dhe sanksionet për mosrespektim të shtetit ligjor?

"Këto shqetësime janë ndoshta të arsyeshme, pasi Budapesti nuk mund të pritet që të tërhiqet papritur nga axhenda e tij e deritanishme. Duhet të pranojmë gjithashtu se situata është jashtëzakonisht e ndërlikuar për vetë Evropën dhe pavarësisht se si unë vetë dhe disa analistë të tjerë jemi të mendimit se shumë nga këto tema dhe çështje që janë duke u nisur nga Viktor Orbán dhe regjimi i tij vitet e fundit në fakt e largojnë opinionin publik nga çështje të tjera të rëndësishme, ato gjithashtu duhet të trajtohen - migrimi është një çështje e rëndësishme dhe në këtë kuptim Evropa duhet të vendosë se si të veprojë, por nëse do të ketë një tërheqje, për shembull, në aspektin e politikës ndaj Ukrainës, më tepër nuk besoj se do të ketë një tërheqje të tillë. Presidenca belge, e cila ka rritur shpejtësinë e përgatitjes së veprimeve evropiane në muajt e fundit dhe konteksti i përgjithshëm në Evropë për momentin, nuk do të lejojë tërheqjen e mbështetjes për Ukrainën, megjithëse ky ishte një nga parullat kryesore zgjedhore që ishin të Viktor Orbán dhe të partisë së tij. Ato mbështeten te koncepti i paqes, por ky koncept në njëfarë mënyre është lidhur me ndalimin e ndihmës për Ukrainën, dmth. Me lejimin e zbatimeve të synimeve ruse. Ata nuk do të mund ta imponojnë këtë në Evropë. Orbán po izolohet paksa me këtë imazh që po krijon dhe nuk mendoj se ka shanse përmes Presidencës ta imponoj qëndrimet e tij. Me të vërtetë mund t'i ngadalësojë gjërat, por jo t'i ndalojë ato.”

Çështja e perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës në BE mbetet kyçe. Orban ka kritikuar fillimin e negociatave, por ka bërë të ditur se nuk do të bllokojë procesin. Çfarë fshihet pas këtij komenti, a mund të tregtohet sërish diçka në këtë drejtim?

Me shumë mundësi, po. Viktor Orbán është një lojtar shumë i mirë taktik, ai ka arritur disa kompromise, duke tregtuar disa zgjidhje afatshkurtra. Ju kujtojmë se si e vonoi pranimin e Suedisë në NATO. Ai gjithashtu bëri një deklaratë shumë befasuese në momentin e fundit kundër pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, e cila binte në kundërshtim me të gjitha deklaratat e tij të mëparshme, por ai e ka këtë cilësi të thotë një gjë dhe më pas, pasi ka rinegociuar ndonjë qëllim, të kthehet prapa, pra me sigurisht që nuk mund të presim që procesi të intensifikohet gjatë Presidencës Hungareze, të paktën për sa i përket Ukrainës, por realisht nuk ka një perspektivë të tillë. Kjo është më shumë një deklaratë morale e mbështetjes nga BE, por ju e dini se sa kohë zgjasin disa negociata - hapja e kapitujve, etj. Nuk mendoj se edhe në këtë periudhë të shkurtër që Hungaria do të jetë kryetare, do të jetë vendimtare në këtë proces”.

A prisni një përshpejtim të procesit për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen?

Kjo pyetje është shumë interesante sepse ata nga njëra anë kanë interes që kufiri të “lëvizë”, nga ana tjetër e kanë kthyer këtë kufi në një lloj flamuri të propagandës së tyre dhe për mendimin tim janë duke kërkuar qëllimisht mënyra për të demonstruar se sa e vështirë është e gjithë kjo dhe sa shumë bën Hungaria të mbrojë Evropën nga valët e emigrantëve, d.m.th. qeveria në Budapest do të ketë njëfarë interesi për të mbajtur këtë pozicion negociator si një kufi i jashtëm. Pra, të them të drejtën, e kam të vështirë të them se çfarë do të vijë më pas, por nuk mendoj se nëse ka një konsensus në BE për të pranuar Bullgarinë dhe Rumaninë dhe për kufijtë tokësorë, nuk mendoj se Budapesti do ta paralizojnë atë. Ai mund ta sfidojë atë, por në fund të fundit, siç ka ndodhur më parë, do të merret një vendim pozitiv”.

Rastësi apo provokim është motoja zyrtare e Presidencës Hungareze është "Le ta bëjmë Evropën të madhe përsëri"? Të gjithë bëjnë analogji me sloganin e fushatës presidenciale të Donald Trump 2016, "Le ta bëjmë Amerikën të madhe":

Është e qartë se nuk është rastësi, është e kërkuar. Madje ai u mburr në fushatën e tij para zgjedhjeve disa herë se presidenca e tyre evropiane do të përkojë edhe me zhvillimet në SHBA, ku pret që Trump të fitojë sërish. Po, ka një element provokimi, por është një pyetje tjetër se si do ta "bëjnë përsëri Evropën madhështore" - Evropa është e fortë kur është e bashkuar, kështu që në realitet axhenda e regjimit të Orbanit e dobëson Evropën, kështu që kjo është paksa ironike. Por kjo është politika, të gjithë valëvitin disa flamuj dhe presin që njerëzit t'i ndjekin. Tani mbetet që evropianët të shkojnë në drejtim në një mënyrë të arsyeshme. Do të përfundoj me fjalët e Emmanuel Macron, i cili iu drejtua francezëve kështu: “Ju e bëni historinë, e bëni në mënyrë të tillë që ajo të jetë e mirë”, kjo vlen për të gjithë ne.”

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD