Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në vitin 1923, në kuadër të Fakultetit Historiko-Filologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" (SU), u krijua specialiteti Filologji Franceze. Për më shumë se një shekull, ajo përgatit përkthyes, mësues, profesorë dhe specialistë të tjerë që zotërojnë gjuhën e Volterit në një nivel shumë të lartë.
"Ky është një arsim i gjerë që ofron një paletë shumëngjyrëshe lëndësh zgjedhore, duke përfshirë një gamë të gjerë diplomash master për të shtuar këtë njohuri", thotë Doc. Margarita Ruski, drejtuese e Departamentit të Studimeve Romane në Fakultetin e Filologjisë Klasike dhe Gjuhëve të Reja në Universitetin e Sofjes. Qëllimi është që specialistët e ardhshëm të kenë mundësi të mira për realizim profesional në jetë:
“Në këtë cikël 4-vjeçar të diplomës baçelor, lëndët me zgjedhje mund të kombinohen në tre drejtime të veçanta ose siç i quajmë ne module me zgjedhje individuale. “Gjuha, letërsia, arti” është një. "Moduli i biznesit" është i dyti dhe i treti është "Moduli Pedagogjik", i cili jep një mundësi të drejtpërdrejtë për të punuar si mësues në shkolla. Dy modulet e tjera ofrojnë njohuri në më shumë fusha teknike ose kanë të bëjnë me artin dhe kulturën” - shpjegon Doc. Margarita Ruski.
Frëngjishtja, e njohur edhe si gjuha e dashurisë, tingëllon jo vetëm bukur dhe melodike. Të rinjtë në vendin tonë kanë një arsye serioze për t'u marrë me studimin e saj. Rezulton se specialistët me filologji franceze kanë mundësi të mëdha për realizim në fushën e biznesit:
“Sidomos në Bullgari, vitet e fundit ka një rritje të kërkesës për të diplomuarit tanë nga kompanitë franceze. Duke qenë se disa nga ndërmarrjet organizojnë kurse shtesë, dhe mendoj se këto dy lloje të njohurive dhe aftësive janë të kombinuara mjaft mirë” - thotë Doc. Ruski.
Filologjia franceze studiohet në dy universitete të tjera bullgare – në Plovdiv dhe në Veliko Tërnovo, të cilat megjithatë i ridrejtuan studimet e tyre në gjuhësinë e aplikuar dhe kombinuan frëngjisht me gjuhë të tjera. Frëngjishtja mësohet edhe në specialitetin “Studime Afrikane” në Universitetin e Sofjes. "Ne eksplorojmë Frankofoninë dhe reflektojmë mbi botën Frankofone me theks në vendet jashtë Francës" - shpjegon Doc. Georgi Zheçev, ligjërues në programin master “Frankofonia, shumëgjuhësia dhe ndërmjetësimi ndërkulturor” në Universitetin e Sofjes.
“Tek ne, theksi është në 5 kontinentet, oqeanet dhe detet ku ka “copë” të Frankofonisë dhe ne përpiqemi ta bashkojmë këtë enigmë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të rolit të gjuhës frënge në shoqëri dhe kultura të ndryshme – thotë Doc. Zheçev. - Kemi shumëgjuhësi, sepse jashtë Francës, frëngjishtja është gjithmonë në kontakt me gjuhë të tjera dhe njerëzit që e flasin atë, qoftë edhe si gjuhë amtare, janë dygjuhëshe madje edhe tregjuhëshe. Ideja është që pasi ta njihni mirë Frankofoninë, realitetin e saj në vende të ndryshme të botës, mund të jeni të dobishëm për institucionet - ministritë, komunat, administratat rajonale, të cilat po përpiqen të zhvillojnë biznes apo bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit me këto vende nga kjo pjesë e botës.”
Në praktikë, thekson doc. Zheçev, studentët gjejnë lehtësisht punë pas diplomimit. Për këtë i ndihmon edhe semestri i tretë, në të cilin ofrohet praktika e detyrueshme. "Ai mund të jetë në një institucion, një ministri, në një institucion arsimor ose jashtë vendit në një nga vendet frankofone. Për shembull, ne kishim një praktikë në Gjenevë në OKB", përfundon Doc. Zheçev.
Lexoni më shumë rreth mundësive për studime në gjuhën frënge në universitetet bullgare:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNESPersona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..