Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj euros. Për këtë arsye, norma kryesore e interesit nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në normat e interesit për depozitat dhe kreditë, të cilat kryesisht përcaktohen nga normat e interesit të vendosura nga Banka Qendrore Evropiane. Interesi i BNB ka të bëjë me shlyerjen me vonesë të një detyrimi, kryesisht ndaj shtetit, ose në marrëdhëniet mes firmave, sipas Ligjit për Detyrimet dhe Kontratat.
1 korriku është dita e fundit për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi korporatat, tatimit mbi shpenzimet, mbi të ardhurat e ndërmarrjeve buxhetore. Mbi 283 000 kompani kanë deklaruar tashmë të ardhurat e tyre në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave.Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..