Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për të shtunën

Vranësirat do të zvogëlohen dhe reshjet do të pushojnë

Foto: Elizabet Radkova

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën, më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën lindore të vendit dhe në zonat malore, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Era e dobët verilindore do të fryjë në Bullgarinë Lindore dhe në Rodopet Lindore. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 30° dhe 35°, në Sofje rreth 29-30°.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësisë, por do të mbetet pothuajse pa reshje. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 15°.

Do të jetë me diell por me erë mbi Detin e Zi. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD