Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e vetmja e ndërtuar për nder të dy apostujve suprem - Shën Pjetrit dhe Shën Palit, kujtimin e të cilëve Kisha Ortodokse Bullgare e nderon çdo vit më 29 qershor.
Ndërtimi i tempullit në lagjen “Razsadnika” të kryeqytetit filloi në vitin 1929. Deri atëherë në këtë vend kishte një kishë shumë të vogël, të ndërtuar me nxitim me mjetet e refugjatëve nga Maqedonia, të cilët në atë kohë u vendosën në këtë pjesë të Sofjes. Njerëzit që vinin për t'u lutur nuk mund të mblidheshin më në kishën e vogël, prandaj u vendos që të ndërtohej një tempull i madh dhe i gjerë për besimtarët. Për 5 vjet, nga viti 1929 deri në vitin 1934, në vendin e ndërtesës së vogël të vjetër u ngrit kisha e re, me sipërfaqe afro 450 metra katrorë, me kupola të larta dhe mure masive. Edhe atëherë, në tempull kishte aktivitete shoqërore, si kuzhina për të varfëritë dhe kujdese të tjera të ngjashme për të krishterët. Me ardhjen e socializmit shumë nga aktivitetet pranë tempullit u ndërprenë. Edhe pamja e lagjes u ndryshua.
Prej 20 vitesh në altarin e “Shën Apostujve Pjetër dhe Pali” shërben At Stavrofor Kirill Didov. Tani është kryetar i Bordit Kishtar të kishës. “Kur erdha situata ishte shumë e vështirë, shërbesat bëheshin vetëm të dielave, madje jo gjithmonë, sepse ishte vetëm një prift dhe kjo nuk lejonte shërbim të rregullt”, thotë At Kirill Didov dhe shton:
“Filluam dhe një rinovim të madh, riparuam dyshemenë edhe instalimin. E lyenim edhe të gjithë kishën, por nga tymi i qirinjve, boja e bardhë u errësua shpejt. Kemi ide për afreske, por nuk kemi fonde të mjaftueshme. Ne e mbajmë veten kryesisht nga shitja e qirinjve dhe donacioneve, por për fat të keq frekuentimi është vetëm në festat e mëdha, ndërsa ditët e tjera kisha është bosh. Pranë kishës është lagjja e romëve, por një pjesë shumë e vogël e këtyre njerëzve hyjnë në kishë sepse ose i përkasin një feje tjetër ose thjesht nuk janë besimtarë. Festa e tempullit - 29 qershori, kur nderojmë kujtimin e Apostujve të Parë të Shenjtë Pjetër dhe Pali, është e njohur për besimtarët në Sofje. Mblidhen shumë njerëz, bëjmë edhe një kurban, i cili shpërndahet për shëndetin.”
Në këtë lagje, kolonët e parë ishin refugjatë nga Greqia Veriore në vitet 20-të të shekullit të kaluar nga trojet e dikurshme bullgare, të cilat në një moment për shkak të luftërave dhe marrëveshjeve u gjendën në territor të huaj. Atëherë një pjesë e popullsisë u shpërngul në brendësi të vendit tonë. “Zakonisht, kur vendosen në një vend të ri, të shpërngulurit zgjedhin emrin e kishës që kishin në vendbanimin e tyre. Por duke qenë se në Sofje nuk kishte kishë tjetër me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali, vetëm në fshatin e afërte Gorni Lozen ekziston një manastir i tillë, kjo ishte një premisë që tempulli t’u kushtohej apostujve të shenjtë suprem” - thotë At Kirill Didov:
"Dhe ata janë suprem sepse janë ndër apostujt më të lavdëruar. Secili prej tyre tregoi dashurinë e tij për Zotin, por ata gjithashtu treguan virtytet e tyre njerëzore së bashku me të metat e tyre njerëzore. Në këtë mënyrë, ata janë edhe pranë nesh - njerëzve të zakonshëm. Shën apostulli Pjetër dihet se e mohoi Zotin tri herë. Ai ishte i sigurt për veten se nuk do ta mohonte Zotin, por kur erdhën sprovat, ai e mohoi. Dhe kjo është tregues për ne njerëzit që kur kemi vështirësi, tërhiqemi për shkak të natyrës sonë të dobët njerëzore. Por më pas apostulli Pjetër u bë një përhapës i zellshëm i besimit dhe më në fund vdiq në Romë si martir për mësimin e Krishtit.”
Cili ishte fati i Shën Apostullit Pali dhe çfarë e bëri atë të famshëm në mesin e martirëve për besimin e Krishtit?
“Shën Pali është i fundit nga apostujt, i cili u thirr nga Zoti, por vetëm pasi Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall dhe apostujt filluan të predikojnë në mbarë botën - thotë At Kirill Didov. - Në kohën, para se të quhej Pali, ai i përndiqte të krishterët dhe i detyronte të blasfemonin. Në rrugën për në Damask, Zoti iu shfaq në një dritë verbuese, u prezantua dhe e thirri me fjalët "Është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave". Atëherë Apostulli Pali e kuptoi se kishte ardhur një pikë kthese në jetën e tij dhe nga një persekutues, ai u bë përhapës i besimit. Fjalët e tij të para pas pendimit ishin: "Çfarë të bëj?". Ky është mesazhi se kur e kuptojmë se kemi jetuar me mëkate, duhet të pyesim se çfarë mund të bëjmë për të bërë ndryshimin dhe për të njohur besimin dhe jetën e krishterë, në mënyrë që të jemi të dobishëm për veten dhe për të tjerët" - thotë At Kirill Didov, prift në kishën e Sofjes “Shenjtor Apostujt Pjetër dhe Pali”.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..