Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
“Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar qartë se frika më e madhe e klasës politike në këtë vend është të njohë ekzistencën e fjalës “bullgar” në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi presidenti bullgar para gazetarëve pas pjesëmarrjes në një forum për transformimin e gjelbër. Ai u kërkua të komentojë retorikën e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut në lidhje me Bullgarinë, dhe në veçanti deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se Shkupi do të kërkojë negociata me Bullgarinë për ndryshimin e kornizës negociuese.
Në orët e pasdites së 25 qershorit, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë publikoi në faqen e saj zyrtare një qëndrim në të cilin e cilësoi si të papranueshëm qëllimin e deklaruar të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut për të refuzuar kërkesën legjitime të një pjese të qytetarëve të saj për garantimin e të drejtave dhe lirive në të njëjtin nivel me të gjitha komunitetet e tjera në vend, duke përfshirë përfshirjen e tyre në kushtetutën e vendit fqinj.
Në qëndrimin e MPJ-së thuhet se Bullgaria “kujton se konsensusi evropian i arritur në verën e vitit 2022 ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vetë Maqedonisë së Veriut përshkruan qartë hapat për të arritur një progres real në procesin e integrimit evropian të vendit fqinj. Gjithashtu, parimi i unanimitet në procesin e zgjerimit të BE-së është vendosur në Traktatin e Bashkimit Evropian dhe është i përfshirë në kuadrin negociator të të gjitha zgjerimeve të mëparshme dhe aktuale”.
“Ngritja e ideve për rinegociim të angazhimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare do të çonte vetëm në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në BE”, shkruhet në qëndrimin e Ministrisë sonë të Jashtme, ku kujtohet se “si pasojë e provokimeve dhe konfrontimeve të panevojshme me vendet fqinje, Maqedonia e Veriut tashmë ka humbur shumë kohë në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit”. Për këtë arsye, Sofja e cilëson si “të papranueshëm” synimin e deklaruar të Shkupit për të mos respektuar zotimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara.
Kërkesa e kryeministrit të fqinjit tonë jugperëndimor Hristijan Mickoski për ndryshimin e kornizës së negociatave për integrimin e republikës dhe të kushtit për njohjen e bullgarëve si komb ndërtues në kushtetutën e tyre u bë shkak për një deklaratë të veçantë të një prej partive në parlamentin bullgar.
Deklarata e radhës kundër Bullgarisë e një nga përfaqësuesit e autoriteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ngre sërish shkallën e tensionit në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve – vuri në dukje në një deklaratë nga tribuna e Parlamentit kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë" Toshko Jordanov.
"Kjo është dëshmia e radhës se kompromiset e shumta në skenën diplomatike nuk çojnë në rezultatet e dëshiruara. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut madje i lejon vetes të bëjë presion ndaj deputetëve bullgarë dhe evropianë që të mbështesin kauzën e tij për të ashtuquajturin rinegocim nëpërmjet anëtarësimit të tyre në familjet e përbashkëta evropiane. Kryeministri Mickoski, deklaroi se diktati bullgar nuk do të kalojë derisa ai të jetë kryeministër. Tani do t'i parafrazoj fjalët e tij - Mcoski, ndërsa ju vazhdoni të flisni për diktimin bullgar dhe nuk i respekton marrëveshjet, shteti i Maqedonisë së Veriut nuk do të hyjë kurrë në Bashkimin Evropian”, tha Toshko Jordanov.
Foto: BTA, MPJ, BGNES
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..