Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit kishte miratuar Micin dhe boksieren Stanimira Petrova për të mbajtur flamurin kombëtar, por për shkak të paradës së kombeve, e cila vazhdon për shumë orë, u mor vendimi që notari të mos marrë pjesë që të mos lodhet një ditë para startit të garës së notimit në 400 m stil i lirë nga programi i Lojërave në kryeqytetin francez dhe të zëvendësohet nga Epitporov.
Bullgaria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike nga 45 sportistë në 16 sporte.Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..
Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..
Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..
Raundi i dytë i kampionatit individual evropian të shahut klasik për femra në ishullin Rodos rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për femrat bullgare...