Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit kishte miratuar Micin dhe boksieren Stanimira Petrova për të mbajtur flamurin kombëtar, por për shkak të paradës së kombeve, e cila vazhdon për shumë orë, u mor vendimi që notari të mos marrë pjesë që të mos lodhet një ditë para startit të garës së notimit në 400 m stil i lirë nga programi i Lojërave në kryeqytetin francez dhe të zëvendësohet nga Epitporov.
Bullgaria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike nga 45 sportistë në 16 sporte.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..