Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta krijuar atë, por duam të dimë se çfarë do të bëjë kjo qeveri, çfarë angazhimesh do të marrë, në çfarë kushtesh. Askush deri më tani nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve, tha kreu i “Veliçie” dhe kryetar i grupit parlamentar Nikollaj Markov pas konsultimeve me presidentin.
“Që nga fillimi i formimit të Asamblesë Kombëtare, ne jemi përpjekur të kemi një bisedë mes liderëve politikë, të cilët mbajnë përgjegjësi politike”, tha Markov. Ai theksoi se nuk di asgjë për qeverinë e pakicës të propozuar nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov.
Pas përfundimit të konsultimeve politike me forcat parlamentare, presidenti duhet të njoftojë se kur do të dorëzojë mandatin e parë për formimin e qeverisë.Në Bullgari, numri i njerëzve që vdesin nga goditjet në tru është katër herë më i lartë se në vendet e tjera të BE-së, sipas një raporti të Komisionit Evropian të vitit 2021. Në vitin 2023 në vendin tonë u regjistruan 45 mijë pacientë me..
Në Këshillin Evropian, Bullgaria do të insistojë që në miratimin e Konkluzioneve të takimit të përfshihet teksti për Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev përfaqëson vendin..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje më 27 qershor me iniciativën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe me mbështetjen e..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë Rosen Zheljazkovit. Ai është kandidati për kryeministër i propozuar..