Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i dytë i një forumi të rivendosur mbi studimet bullgare mblidhet në Sofje

| rinovuar më 24-06-27 11.23.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK)
Foto: BNR-arkiv

Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje më 27 qershor me iniciativën e nënpresidentes Ilijana Jotova dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Programit Kombëtar Shkencor "Për zhvillimin dhe promovimin e studimeve bullgare jashtë vendit". Raportet do të jepen nga studiues nga Austria, Bosnja, Greqia, Irlanda, Italia, Moldavia, Polonia, Sllovakia, Serbia, Kroacia dhe Suedia. Do të marrin pjesë me kumtesa edhe shkencëtarë nga institutet akademike dhe profesorë universitarë nga Sofja, Plovdivi, Veliko Tërnovo, Shumeni dhe Bllagoevgradi. Forumi i parë u zhvillua në vitin 2022 me titullin “Edhe ne i dhamë diçka botës”. Theksi këtë herë do të jetë lidhja mes gjuhës bullgare, ruajtjes së saj dhe identitetit kombëtar.

Presidenti Radev gjatë hapjes së forumit

Në fjalën e tij, presidenti Radev theksoi se shkrimi ruan identitetin tonë dhe gjuha amtare është dhurata e parë dhe më e madhe që marrim nga prindërit tanë. “Pa mrekullinë e shkronjave, shumë mendje të ndritura do të shkëlqenin vetëm në kuadrin e ngushtë të kohës së tyre dhe përparimi dhe shkenca do të ishin të pamundura”, theksoi presidenti, duke shtuar se popuj të fortë kanë zhdukur kur nuk kanë arritur ta ruajnë gjuhën e tyre. Sipas Radevit, është shkrimi që ruan identitetin tonë dhe shpreh natyrën e larmishme të njerëzve dhe kombeve, dhe ne, bullgarët, e ruajmë këtë ndjenjë të dashur. Festa kushtuar alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe shkrimit sllav tregon se ato janë të ngulitura thellë në shtetësinë dhe institucionalitetin tonë, theksoi kreu i shtetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Populli i Antarktikut i Bullgarisë është paraqitur në një ekspozitë fotografike në Sofje

Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..

botuar më 25-04-17 6.05.PD

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD