Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten dhe të premten. Sipas Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, liderët thjesht shkëmbyen mendime për kandidatët e propozuar - Ursula von der Leyen për një mandat të dytë në krye të Komisionit, ish-kryeministri portugez Antonio Costa për Presidentin e Këshillit Evropian, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Mezzola për të rinovuar postin e saj për 2 vjet e gjysmë dhe kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas për postin e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Michel tha se udhëheqësit kanë një detyrim kolektiv për të arritur një marrëveshje deri në fund të muajit. Ai theksoi unitetin e të gjitha vendeve anëtare si një parakusht të rëndësishëm:
“E di që është shumë e rëndësishme të sigurohet transparenca dhe përfshirja në proces dhe se 27 shtetet anëtare duhet të ndihen si pjesëmarrës në të. Është përgjegjësia ime të siguroj që të gjithë liderët të kenë të njëjtin nivel informacioni.”
Mes të pakënaqurve ishte kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila beson se konservatorëve, të cilët arritën një rezultat të lartë në zgjedhjet europiane, nuk po u jepet ajo që meritojnë.
Nëse pazaret vazhdojnë apo mosmarrëveshjet janë zgjidhur, duke pasur parasysh njoftimet e mediave, të cilat më tepër janë në përkrahje të pohimeve të para, është pyetja jonë e parë ndaj Genevieve Pons, themeluese dhe drejtoreshë e Institutit “Europe Jacques Delors” në Bruksel, e cila ka punuar gjithashtu në Komisionin Delores.
“Emrat do të mbeten të njëjtë. Në këtë casting duhet parë se Partia Popullore Evropiane është e fortë. Në parim, besohet se kryesia e Komisionit është më e rëndësishmja, pasi është motori - organi që bën propozimet. Prandaj si kryetare propozohet von der Leyen nga Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe në Parlamentin Evropian - Roberta Mezzola, po ashtu nga EPP. Postet e tjera janë përkatësisht për socialdemokratët - z. Costa në krye të Këshillit Evropian dhe për liberalët në personin e zonjës Kallas si Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Tani, sipas kontratave dhe praktikës, është e zakonshme që pas 2 vitesh e gjysmë të ketë një ndryshim jo vetëm të Presidentit të Parlamentit Evropian, por edhe të Presidentit të Këshillit Evropian. Kështu është arritur ekuilibri politik në dekadat e fundit. Mandati 5-vjeçar është i ndarë në dy mandate prej 2 vitesh e gjysmë për të alternuar përfaqësuesit e PPE-së dhe socialdemokratëve. Është gjithashtu e zakonshme që mandati i Presidentit të Këshillit Evropian, i cili është 2.5 vjet, të rinovohet sistematikisht për të arritur në 5 vjet. Në Parlamentin Europian fitoi PPE, humbën socialdemokratët, ndaj kristiandemokratët duan të konsolidojnë avantazhin e tyre. Ata këmbëngulin, nga njëra anë, që zonja Mezzola të vazhdojë dhe nga ana tjetër, që mandati i zotit Costa në krye të Këshillit Evropian të mos rinovohet detyrimisht pas 2.5 vjetësh. Atje mbetet një shumicë centriste, siç ka qenë për disa mandate - PPE, socialdemokratët dhe liberalët, por brenda kornizës së saj pushteti është zhvendosur në favor të PPE-së, në masë të madhe në dëm të "Rinovo Europën" dhe pak në dëm të socialdemokratët.”
Dhe të të gjelbërve ...
“Të Gjelbrit, të cilët në njëfarë kuptimi integruan shumicën në krye të Parlamentit të mëparshëm Evropian me Marrëveshjen e Gjelbër, u penalizuan për këtë. Ata nuk arrijnë këtë shumicë pasi humbin 19 vende dhe bien pas dy grupeve të ekstremit të djathtë - Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe “Identiteti dhe Demokracia” - nga pozita e katërt në atë të gjashtë.”
A nuk është ajo që e zemëroi Melonin - që njerëzit e saj konservatorë nuk po marrin pozicionin që meritojnë bazuar në rezultatet që kanë arritur?
“Tashmë ka pasur deklarata të forta nga disa liderë kryesorë, duke përfshirë z. Scholz, i cili ka thënë se do të ishte i lumtur të vazhdonte aleancën e tij me PPE-në dhe liberalët, por se është përtej çdo mundësie që ky koalicion të zgjerohet me të djathtën ekstreme, madje edhe me konservatorët dhe reformistët evropianë, megjithëse nuk e tha qarte. Ai konsiderohet ekstrem nga shumë udhëheqës, duke përfshirë të PPE. Ndaj, zonja Meloni nuk kërkon një post të lartë, por përkundrazi t'i jepet një post i rëndësishëm në Komisionin Evropian, si për shembull nënkryetare ekzekutive. Një post të tillë e mbajti zoti Timmermans - një nga frymëzuesit dhe zbatuesit e mëdhenj të Paktit të Gjelbër. Në praktikë, ai ishte i dyti për nga rëndësia në Komisionin Evropian. Unë personalisht nuk mendoj se ajo mund të marrë një post të tillë, për të cilin ka kandidatë shumë seriozë, si Teresa Ribera, aktualisht ministre e Mjedisit e Spanjës, por do të kërkojë postin e nënpresidentes. Dhe është e mundur që ajo ta arrijë atë, duke pasur parasysh se ekuilibri i fuqisë në Evropë është zhvendosur djathtas.”
Si e shihni perspektivën për zhvillimin e BE-së në 5 vitet e ardhshme duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve?
“Do të filloj me atë që më duket më e rëndësishmja në sistemin evropian të qeverisjes,rritja e fuqisë së PPE. Është një parti e qendrës së djathtë që ishte pjesë e koalicioneve qeverisëse dhe tani do të jetë më e fortë dhe e aftë të shtyjë vendimet në të djathtë edhe më shumë. Kjo mund të ndikojë në Marrëveshjen e Gjelbër, në politikën e migracionit, etj. dhe më duket fitimi më i madh në këtë Parlament. Rritja e së djathtës ekstreme nuk është për t'u injoruar, madje është shqetësuese, por nuk është me ndikim aq të madh për politikën, sa rritja e rezultatit të PPE. Nuk e përjashtoj zbutjen e ekstremit të djathtë, pra të bëhet më centrist, më pranues, më konsensual, më pak radikal për migracionin dhe çështje të tjera. Ekziston një mundësi tjetër, e cila për momentin nuk ka shumë gjasa - një bashkim midis konservatorëve evropianë dhe reformistëve dhe "Identitetit dhe Demokracisë". Sepse shumë shpesh përbërësit kombëtarë të këtyre dy grupeve urrejnë njëri-tjetrin - ata nuk janë vetëm rivalë, por edhe armiq, dhe shumë shpesh kanë pozicione rrënjësisht të ndryshme, për shembull, në lidhje me Rusinë ose Shtetet e Bashkuara. Zonja Le Pen ka dhënë shumë arsye për t'u konsideruar pro-ruse, gjë që nuk ndodh me znj. Meloni - ajo është më transatlantike. Por nuk mund ta përjashtoj një bashkim të tillë nëse zonja Le Pen zbut sjelljen e saj. Sipas hipotezës që tremb shumë francezë, nëse Bashkimi Kombëtar merr pushtetin në Francë, mund të bëjë që ai të rrëshqasë drejt qendrës dhe të fillojë të marrë pozicione më pak radikale për migrimin, mbrojtjen dhe mjedisin. Por tani për tani mendimet janë se këto dy parti nuk do të marrin pjesë në koalicionin qeverisës.”
A nuk i forcojnë pozitat ekstreme zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Francë?
“Pasi presidenti Macron shpërndau parlamentinрkandidati për kryeministër, zoti Bardella, po anon pozicionet drejt qendrës, duke treguar një fytyrë më pak radikale për shumë çështje. Pra, hipoteza që më duket më e mundshme bazuar në vëzhgimet e mia të ngjarjeve është se do të ketë një kthesë drejt qendrës dhe jo drejt ekstremit të djathtë.”
Ju personalisht çfarë mendoni për këto zgjedhje?
“Si shumica e njerëzve me të cilët flas - shumica dërrmuese e tyre janë të shtangur. Basti, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm nga ana e presidentit Macron, nuk mund të kuptohet nga shumica e njerëzve. Ata nuk e kuptojnë se pse ai nuk u përpoq t'i frenonte gjërat që të fitoheshin më shumë vota, por i hapi rrugën ekstremit të djathtë. Nuk ka logjikë. Macron pretendon se me këtë veprim dëshiron të zgjojë qendrën dhe t'u tregojë francezëve se as e djathta dhe as e majta ekstreme nuk janë zgjedhje, por vetëm qendra. Por në fakt ndodh krejt e kundërta - një refuzim i fortë i partisë së zotit Macron dhe një rritje e fortë e pakënaqësisë me votën për të djathtën ekstreme. Dhe nuk e kuptoj se si brenda pak javësh - midis 9 qershorit dhe 30 qershorit - gjërat mund të ndryshojnë. Më duket si një bast shumë i rrezikshëm.”
Ndoshta ideja tani është t'i jepet pushteti ekstremit të djathtë, në mënyrë që njerëzit të zhgënjehen dhe të votojnë për qendrën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale...
“Po, ndoshta kjo është një nga planet e tij, të tregojë se Bashkimi Kombëtar nuk do t'i rezistojë sprovës së pushtetit sepse nuk ka kapacitet për ta realizuar. Dhe në bazë të përvojës së tij trevjeçare, ai poprovon të skualifikojë Bashkimin Kombëtar për zgjedhjet presidenciale. Por ekziston një rrezik real që kjo të mos ndodhë - Bardella tashmë po deradikalizohet, po shkon drejt qendrës, duke marrë pozicione më të arsyeshme dhe nuk është e pamundur t'i zbatojë ato nëse merr pushtetin...”
Si mund të ndikojnë në politikat e BE-së zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Francë?
“Kjo është një pyetje jashtëzakonisht delikate dhe përgjigjja nuk është aspak e lehtë. Në Francë tashmë kishte bashkëjetesë mes një presidenti dhe një kryeministri që nuk ishin nga e njëjta familje politike. Më e njohura është mes Mitterrand-it dhe Shirakut dhe ishte vërtet shumë e ndërlikuar. Për fat të mirë, të dy ishin nga familje të mëdha evropiane. Megjithëse njëri ishte socialdemokrat dhe tjetri kristian demokrat, të dy kishin një përkatësi të caktuar pro-evropiane. Kështu që gjërat ishin nën kontroll. Tani është shumë më e ndërlikuar, sepse për president kemi një centrist kategorik pro-evropian me një kryeministër euroskeptik të ekstremit të djathtë. Sipas kushtetutës franceze, presidenti ka fuqitë më të mëdha në politikën e jashtme. Në përgjithësi, e njëjta gjë vlen edhe për aspektet evropiane të saj, përveç rasteve kur ato shndërrohen në gjëra jashtëzakonisht specifike si çështje buxhetore, ekonomike, mjedisore. Në këto raste roli kryesor është i kryeministrit dhe Kuvendit Kombëtar. Po të keni direktiva evropiane, ato duhet të transpozohen në ligjin kombëtar dhe që të bëhet kjo, ato duhet të kalojnë nga Asambleja Kombëtare. Dhe nëse ajo dominohet nga Bashkimi Kombëtar, fjalën e fundit do ta ketë zoti Bardella. Pra, kjo do të komplikojë shumë zbatimin e misionit evropian të njërit prej dy shteteve më të mëdha evropiane.”
Një final i trishtuar...A nuk mund të përfundoni me një notë më optimiste?
“Shpresoj që rezultati i Bashkimit Kombëtar në zgjedhjet për parlamentin kombëtar, i cili duket i mundshëm, të mos dalë real. Nëse realizohet, le të shpresojmë që zoti Macron, nga njëra anë, do të arrijë të konsolidojë kredencialet e tij në skenën ndërkombëtare dhe evropiane dhe nga ana tjetër, kur të vijë në kontakt me pushtetin, Bashkimi Kombëtar dhe zoti Bardella do të normalizohen dhe do të heqin dorë nga ky euroskepticizëm, i cili tashmë ka marrë një formë mjaft të holluar që kur ndodhi Brexit. Ai u tregoi shumë partive nacionaliste se anëtarësimi në BE është një gjë pozitive. Më pas ideja e Frexit u zhduk. Zonja Le Pen nuk po flet më për largimin nga eurozona. Shumë ide që ishin rrënjësisht anti-evropiane u zhdukën nga programi i Bashkimit Kombëtar. Le të shpresojmë që ky trend drejt normalizimit të vazhdojë.”
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..