Zgjedhjet e fundit u zhvilluan nën hijen e dezinformimit të Kremlinit, i cili është një nga mjetet kryesore për ndikim në proceset e brendshme politike në vendin tonë, deklaroi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në tryezën e rrumbullakët “Ndërtimi i qëndrueshmërisë institucionale ndaj ndikimit të huaj keqdashës”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë.
Ministri vuri në dukje se në vitet e ardhshme Bullgaria do të përballet jo vetëm me veprimtarinë subversive hibride rus, por edhe me ndikimet hibride të Kinës si një sfidë sistematike.
Sipas Atanas Zaprjanovit, kundërshtimi ndaj luftës hibride të Kremlinit në hapësirën informative dhe dixhitale është me rëndësi parësore për vendin tonë. “Dezinformimi është sfida më e menjëhershme që ne luftojmë çdo ditë”, shtoi ai.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..