NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në ngjyrë janë në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë (Delta e Danubit), raporton Fox News.
Ndryshime të ngjashme ka edhe përballë vijës bregdetare të Ukrainës. Sipas ekspertëve, pushtimi i fitoplanktonit mund të çojë në një ulje të mprehtë të nivelit të oksigjenit në Detin e Zi, dhe kështu - në zhdukjen masive të banorëve të tij detarë.
"Ka disa kushte për zhvillimin e fitoplanktonit - temperatura e lartë, prania e sasive të mëdha të substancave organike dhe e përbërjeve të hekurit. Këtë e ndihmojnë edhe lumenjtë e mëdhenj që derdhen në Detin e Zi - Danubi, Dnieper, Dniester", shpjegoi për Euronews-Bullgaria doc. Violin Rajkov nga Instituti i Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..