NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në ngjyrë janë në brigjet e Bullgarisë dhe Rumanisë (Delta e Danubit), raporton Fox News.
Ndryshime të ngjashme ka edhe përballë vijës bregdetare të Ukrainës. Sipas ekspertëve, pushtimi i fitoplanktonit mund të çojë në një ulje të mprehtë të nivelit të oksigjenit në Detin e Zi, dhe kështu - në zhdukjen masive të banorëve të tij detarë.
"Ka disa kushte për zhvillimin e fitoplanktonit - temperatura e lartë, prania e sasive të mëdha të substancave organike dhe e përbërjeve të hekurit. Këtë e ndihmojnë edhe lumenjtë e mëdhenj që derdhen në Detin e Zi - Danubi, Dnieper, Dniester", shpjegoi për Euronews-Bullgaria doc. Violin Rajkov nga Instituti i Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave.Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
Një nga hapat kyç në zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit në Çiren - ndërtimi i infrastrukturës mbitokësore dhe instalimi i kompresorëve të rinj - tashmë ka përfunduar, duke lejuar që sasitë më të mëdha të gazit natyror të pompohen me..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas . "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
“Demokracia, të drejtat dhe liritë” – DPS do ta mbështesë qeverinë deri në marrjen e raportit të konvergjencës për eurozonën, i cili pritet në qershor..