Sillvi Kirillov nga "Ka një popull të tillë" (ITN), deputeti më i moshuar në Kuvendin e 50-të Kombëtar, do të hapë seancën e parë të parlamentit të ri më 19 qershor në orën 09:00, njofton qendra për shtyp e parlamentit. Sipas Kushtetutës, mbledhja e parë e deputetëve të sapozgjedhur hapet nga deputeti më i moshuar i pranishëm dhe të gjithë të zgjedhurit bëjnë betimin. Sillvi Kirillov është 73 vjeç dhe u zgjodh deputet i popullit nga Burgasi, ai ishte deputeti më i moshuar në Asamblenë Kombëtare të 47-të dhe pastaj hapi përsëri seancën e parë më 3 dhjetor 2021. Përfaqësuesi më i ri popullor në Parlamentin e 50-të Georgi Nikollaev Krëstev është 24 vjeç. Është nga GERB-SDS, deputet i zgjedhur nga Ruse. Në mbledhjen e parë konstituive, pas betimit të deputetëve, përfaqësuesit e popullit duhet të zgjedhin edhe kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..