Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram.
Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të buta dhe u shpërndahen të afërmve dhe fqinjëve, pa dallim feje dhe besimi.
Kuptimi i kësaj dite përcaktohet edhe nga fakti se është duke u përgatitur kurbani, i cili të nesërmen, kur është Kurban Bajrami, do t'i ofrohet si shprehje mirënjohjeje ndaj të Plotfuqishmit. Është shumë e rëndësishme që kafsha – dele, dash, dhi, lopë, viç apo deve – që do të flijohet të jetë e shëndetshme.
Besohet se në Ditën e Gjykimit, kjo kafshë do të takojë njeriun në urën që kalon mbi Ferrën dhe të çon në Parajsë. Nëse kurbani pranohet nga Më i Larti dhe personi ka jetuar në mënyrë të drejtë, ai me siguri do të hipë mbi kafshën dhe ajo do ta çojë atë në Parajsë.
Që kafsha të jetë e bukur, i zoti i shtëpisë kreh ballin, kurrizin dhe bishtin një ditë para festës.
Në disa fshatra të Bullgarisë, një ditë para Kurban Bajramit, dhëndri dërgon një dash në shtëpinë e të fejuarës së tij, të zbukuruar me shirita dhe monedha ari.
Një nga kushtet e rëndësishme të Bajram Kurbanit është shpërndarja e tij, pra ndarja. Mishi i kafshës ndahet në tri pjesë - njëra mbahet për familjen, e dyta - për të afërmit dhe miqtë dhe e treta u dhurohet të varfërve, pavarësisht nga feja dhe besimi i tyre, në mënyrë që festa të jetë e përbashkët.
Në disa fshatra në rajonet e qyteteve Kërxhali, Burgas dhe Silistra, në Ditën Arife, të moshuarit u jepen karamele fëmijëve. Të rriturit rreshtohen në mejdanin e fshatit dhe u dhurojnë fëmijëve, që kalojnë një nga një, grusht karamele.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: grandmufti. bg, BNR - arkiv
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..