Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Pajtashev për Radio Bullgarinë:

Gjithmonë ka shpresë se futbolli bullgar do të largohet nga fundi

Në “Enciklopedinë Botërore të Futbollit”, gazetari tregon fakte interesante nga historia shekullore e këtij sporti në vendin tonë

Rumen Pajtashev
Foto: Diana Cankova

Nga sot, dashamirësit e futbollit në Kontinentin e Vjetër do të qëndrojnë para ekraneve televizive për të triumfuar me skuadrat e tyre të preferuara dhe për të ndarë bashkë edhe humbjet. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të familjarizohen me historinë e kampionateve evropiane, thuhet në botimin e përditësuar të "Enciklopedisë Botërore të Futbollit", e cila u botua vetëm disa ditë para fillimit të ngjarjes më të rëndësishme të futbollit të vitit.

Rumen Pajtashev ka 45 vite që ushtron profesionin e gazetarit sportiv dhe në 23 prej tyre ka rifreskuar njohuritë e adhuruesve të futbollit për yjet botërore në fushën e blertë dhe gjithçka që lidhet me sportin më të njohur. Ai aktualisht ndodhet në Gjermani për të komentuar kampionatin e dhjetë evropian të karrierës së tij. 

"Ky është botimi im i gjashtë i përditësuar i "Enciklopedisë Botërore të Futbollit" - thotë Rumen Pajtashev. - Përditësimi i tij ishte i nevojshëm për faktin se kishte një hendek prej 12 vitesh midis të katërtit dhe të pestit, dhe kjo është një periudhë shumë e gjatë në materien gjithnjë në ndryshim siç është futbolli. 

Në enciklopedi vëmendje e veçantë i kushtohet futbollit bullgar me të gjitha pjesëmarrjet e tij në kualifikueset dhe finalet e kampionateve të mëdha. Fatkeqësisht, paraqitja e fundit e kombëtares në skenën evropiane ishte 20 vjet më parë në Portugali, ndërsa në skenën botërore - në vitin 1998 në Francë.

"Bullgaria ka marrë pjesë në kualifikuese që në Kampionatin e parë Evropian në vitin 1959 dhe u eliminua - kujton autori. - Pasuan uljet dhe ngritjet. Sigurisht, një vend të nderuar i është dhënë kombëtares sonë ndoshta më të fortë që nga gjysma e dytë e viteve 60-të të shekullit të kaluar. Në kampionatin evropian të vitit 1968, ai arriti kulmin e tij, duke luajtur një çerekfinale të paharrueshme kundër kampionit të ardhshëm të Italisë (në Sofje fituam me 3:2, dhe në Napoli humbëm me 0:2). 
Formacioni startues i Bullgarisë në fitoren ndaj Italisë me 3:2 në Sofje
Futbollistët bullgarë marrin vlerësime jashtëzakonisht lajkatare për paraqitjen e tyre dhe në renditjen jozyrtare të UEFA-s zënë vendin e pestë prestigjioz. Duhet të kujtojmë se atëherë sistemi ishte ndryshe dhe vetëm katër skuadra arritën në fazën finale. Nuk është rastësi që në fund të të njëjtit vit kampioni aktual i botës Anglia ftoi kombëtaren tonë në një ndeshje miqësore në stadiumin Wembley, e cila përfundoi 1:1 me golin e famshëm të Georgi Asparuhov.”
Goli i Georgi Asparuhov në ndeshjen kundër Anglisë në Wembley Stadium, 11 dhjetor 1968.
Botimi i zgjeruar i enciklopedisë përfshin histori interesante nga historia shekullore e futbollit bullgar, në të cilat shfaqen emrat e Todor Diev - i cili shënoi golin e vetëm në kualifikimin e parë evropian kundër Jugosllavisë në vitin 1959, Georgi Asparuhov (1943-1971) dhe shokët e tij në ekipin kombëtar, mbi të ashtuquajturat gjenerata e artë amerikane - Hristo Stoiçkov, Nasko Sirakov, Borislav Mihailov, Jordan Leçkov, Trifon Ivanov..., që e çuan Bullgarinë në vendin e katërt në kampionatin botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994. 

Por duke qenë se sot po rriten breza që nuk kanë parë arritje të rëndësishme të futbollit bullgar, kampionati europian që nis në Gjermani është një arsye e mirë për një bisedë serioze për gjendjen e këtij sporti në vendin tonë.

"Duhet të jesh realist - fillon Rumen Pajtashev. - Ne jemi një vend i vogël me një potencial të vogël kuadrosh. Sukseset e mëdha të kombëtares nga gjysma e dytë e viteve 1960 dhe të gjeneratës së artë amerikane janë çështje rastësie, brezash. Niveli që është ngritur në SHBA është shumë i lartë për t'u krahasuar vazhdimisht. Pas gjeneratës së artë “amerikane” erdhi ajo e Dimitër Berbatov, Stilijan Petrov, Martin Petrov, të cilët luajtën në një kampionat evropian, por nuk arritën më shumë”.

Sipas gazetarit sportiv, dështimet tona duhet të kërkohen para së gjithash në shkollat për fëmijë dhe të rinj të klubeve - të dhimbshme dhe të përjetshme, sipas fjalëve të tij, një temë që e përsërisim derisa të shkundemi.

„Kur këto shkolla nuk funksionojnë siç duhet, kur ka probleme pikërisht në aktivitetet e tyre, futbollistët e talentuar nuk mund të rriten”, shton Rumen Pajtashev.“

E parë nga anash, sa më shumë bie futbolli bullgar, aq më shumë radikalizohen tifozët e tij. Sidoqoftë, a është e vërtetë kjo gjetje - në sfondin e rritjes së huliganizmit? 

“Është e vështirë për mua të krijoj një lidhje, aq më tepër që dhuna në stadiume nuk është e djeshme- përgjigjet Rumen Pajtashev. - Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, thotë se huliganizmi dhe incidentet në tribuna nuk janë aq një fenomen futbolli, sa një fenomen social. Në vendin tonë u krijuan të ashtuquajturat klubet e tifozëve, grupet e tifozëve, fraksionet e caktuara që janë në mosmarrëveshje edhe me njëra-tjetrën dhe brenda një klubi të caktuar - çfarë mbetet për marrëdhëniet midis mbështetësve të ekipeve të tjera.“

Sipas gazetarit, tingëllon naive që klubet e futbollit të krijojnë programe për të riedukuar tifozët e tyre. “Familja dhe mjedisi ku ata rriten paracakton sjelljen e tyre”, përfundon ai. Sa i përket vetë lojës, Rumen Pajtashev beson se ka gjithmonë shpresë - "pa gjuajtje dhe fishekzjarre", futbolli bullgar do të shtyhet nga fundi.
Ilian Iliev
“Skuadra kombëtare, e cila aktualisht po ndërtohet nga trajneri Ilian Iliev, shpresojmë se do të jetë në gjendje të luftojë për të arritur një forum të madh – dëshiron ai. – Qëllimi i parë është fitimi i Ligës së Kombeve dhe i dyti sigurisht që do të jetë kualifikimi për kampionatin botëror.

Foto: Diana Cankova, BGNES, bfunion.bg, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD

Miliona e shikuan reklamën e re të filmit "Gundi - Legjenda për dashurinë" në internet

Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..

botuar më 24-10-11 12.02.MD