Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme në Luksemburg.
"Bullgaria dhe Rumania janë tashmë pjesë e Shengenit. Gjithçka që mbetet është heqja e kontrolleve të kufirit të brendshëm. Unë parashikoj se kjo do të ndodhë këtë vit," u tha Johanson gazetarëve. Kur komisionerja evropiane vizitoi Bullgarinë në prill, ajo vuri në dukje se Bullgaria dhe Rumania janë më të përgatitura se vendet e tjera për të zbatuar plotësisht rregullat e Shengenit. “Kufijtë e jashtëm të BE-së ruhen shumë mirë. Unë shoh që ka bashkëpunim shumë të mirë mes Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e treta, për shembull me Turqinë ka bashkëpunim shumë të mirë policor”, tha Johansson në atë kohë.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev refuzoi kërkesën e PP-DB-së për t'u dëgjuar në Kuvendin Popullor dhe nuk do të flasë në seancën e sotme parlamentare. Koalicioni kërkoi që kryeministri të shpjegojë arsyet e shkarkimeve dhe emërimeve në..
Pronarët e centraleve fotovoltaike mbyllën rrugën kryesore Ruse - Sofje pranë tërfilit në fshatin Jasen në shenjë proteste kundër "çmimeve të larta balancuese".“Çmimet e bilancit dhe të disbalancës janë pothuajse të barabarta. Ato janë më të larta se..
Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..
Mbi 30 shkencëtarë nga 12 vende po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar cirilik “Alfabeti, gjuha, identiteti”. Ai filloi në Pallatin Kombëtar të Kulturës..
Në bisedën me presidentin propozuam një qeveri me një menaxhim të qartë programor. Si partia më e vogël politike, ne nuk kemi pretendime për ta..
Gjatë 24 orëve në vijim , në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me shtrëngata dhe breshër. Në pjesën lindore do të mbajë..