Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Atanas Dallçev
Foto: bulgarianhistory.org

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për nga arsimi, ai jepte mësime turqisht dhe bullgarisht në Liceun e famshëm të Djemve në Selanik. Ai u zgjodh deputet i rrethit të Seresit në parlamentin osman në kohën e Hyrrietit. 

Atanas Dallçev (në mes), Aleksandër Muratov (majtas) dhe Radoj Ralin

Atanas Dallçev është krijuesi i të ashtuquajturës lirika e subjektit në poezinë bullgare dhe së bashku me Dimitër Pantaleev dhe Georgi Karaivanov themeluan një rrymë të tërë në poezinë bashkëkohore bullgare - kujton për BGNES kritiku letrar prof. Mihaill Nedellçev.

Para 9 shtatorit 1944, Dallçevi botoi katër libra - "Poezi", "Dritare", "Paris" dhe "Engjëlli i Shartër". Një kritik i famshëm madje e akuzoi se shkruan shumë pak - 1-2 vjersha në vit. I pyetur nëse kishte ndonjë poezi të dobët, Dallçev u përgjigj: "Jo, unë shkruaj vetëm poezitë e mia të mira".

Përveçse poet, Dallçevi ishte edhe një përkthyes shumë i mirë i prozës dhe lirikës nga të 5 gjuhët kryesore evropiane. Për aftësitë e tij në përkthim, ai u vlerësua në Evropën Perëndimore dhe Lindore, ku u nderua me një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Megjithëse nuk u vu në presion pas 9 shtatorit 1944, krijuesi në një shkallë të madhe u hoq nga veprimtaria aktive letrare, pasi autoritetet e asaj kohe konsideronin se poezia e tij trajtonte tema fetare dhe problematika abstrakte. Për Dalçevin nuk flitej dhe ai nuk botonte libra për 20 vjet. Gjithsesi gjatë gjithë kësaj kohe librat e tij kërkoheshin.

Mezi në vitin 1965 ai botoi ​​shënimet e tij të famshme jashtëzakonisht të fuqishme - të shkurtra, kritike, filozofike - madje fragmente peizazhi, të cilat ribotohen dhe lexohen deri më sot.


Redaktor: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Bulgariahistory.org, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD