Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga 1.8% në 2023 në 2.1% në 2024. Parashikimi i fundit është nën pritshmërinë e janarit të bankës për një rritje ekonomike prej 2.4% këtë vit. Për vitin 2025, banka pret që rritja ekonomike të përshpejtohet në 3.1%. Por 6 muaj më parë banka parashikonte një rritje edhe më të lartë vitin e ardhshëm prej 3.3%.
Në nivel global, Banka Botërore ngriti vlerësimin e saj për ekonominë globale, duke parashikuar se ajo do të rritet me 2.6% këtë vit falë rritjes së qëndrueshme në Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, ekonomia amerikane do të formojë 80% të rritjes totale të pritshme në botë.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..