Krerët e shteteve të 9 vendeve të NATO-s nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg po diskutojnë në Riga mbrojtjen e krahut lindor dhe situatën në Ukrainë përpara samitit të NATO-s në Uashington në korrik. Para forumit, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria është e vendosur të zhvillojë kapacitetet e veta mbrojtëse dhe të kontribuojë në potencialin mbrojtës të NATO-s. Formati rajonal për konsultimet e sigurisë u krijua në vitin 2015 me iniciativën e Polonisë pas pushtimit rus të Krimesë. Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia marrin pjesë në B9. Por takimi do të përfundojë pa një deklaratë të përbashkët, për shkak të mungesës së konsensusit për rezultatin e luftës në Ukrainë, shpjegoi Radev. Sipas presidentit bullgar, "të gjithë duan që Ukraina të rivendosë integritetin e saj territorial dhe Rusia t'i japë fund agresionit të saj, por realiteti është se Kievi nuk ka as materiale dhe as burime njerëzore për të arritur këto qëllime".
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..