Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari në zgjedhjet "2 në 1"

| rinovuar më 24-06-09 6.41.MD
Foto: BTA

Tek ora 17:00, më 9 qershor, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për parlamentin kombëtar ishte 23.4%, tha për BNR sociologja nga Gallup, Janica Petkova. “Kjo është një pjesëmarrje relativisht më e ulët se ajo që kemi pasur në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur në të njëjtën kohë, agjencia jonë raportoi një pjesëmarrje prej 30% të votuesve. Ndërsa për zgjedhjet evropiane të vitit 2019, pjesëmarrja atëherë ishte e njëjtë me atë që është tani, 24.2 për qind”, theksoi sociologja.


Te ora 15:00, më 9 qershor, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për parlamentin kombëtar ishte 19.7%, tha për BNR sociologia e “Gallup”, Janica Petkova. “Në orët e mëngjesit kemi vërejtur një dalje pak më aktive se në zgjedhjet e mëparshme. Rreth mesditës dhe sidomos pas kësaj, shënojmë një pjesëmarrje më të ulët të votuesve. Në zgjedhjet e Kuvendit Popullor të 2 Prillit 2023 ishte rreth 25%. Me shumë mundësi do të kemi një dalje më të vogël, nëse në orët e pasdites nuk ndodh diçka që të shkaktojë mobilizim të votuesve”, tha Petkova.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet evropiane te ora 15:00 ishte pak më shumë se 20.4%, dhe të dhënat janë plotësisht të krahasueshme me atë të raportuar për zgjedhjet evropiane në 2019.

*** 

Te ora 13:00 e 9 qershorit, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për parlamentin kombëtar arriti në 15.6%. Kjo u raportua për BNR nga Svetlin Taçev, një sociolog nga “Gallup International Balkan”. “Aktiviteti ka filluar të ngadalësohet. Në fillim të ditës, ajo shkoi pothuajse në të njëjtin nivel me zgjedhjet e mëparshme të 2 prillit 2023 për Kuvendin Popullor, kur në atë kohë dalja e votuesve ishte 18%”, tha Taçev. Vonesë krahasuar me vitin 2019 ka në aktivitet dhe votim për Parlamentin Evropian, ku ata që votuan janë 16.2%.


***

Deri në orën 11 të mëngjesit të sotëm, pjesëmarrja në votime ishte 10%. Sipas të dhënave të “Gallup International Balkan”, është pak më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të 2 prillit 2023, kur ishte 10.3%.

Për zgjedhjet evropiane është pak më e lartë në 10.4%.


***

Procesi zgjedhor në Bullgari filloi si zakonisht me një pjesëmarrje të ulët të votuesve - rreth 4%.

Në orën 09:00 të mëngjesit. Krahasuar me votimin e mëparshëm më 2 prill 2023, pjesëmarrja është pak më e lartë se vitin e kaluar, kur ishte 3.6% në këtë kohë.

Sa i përket zgjedhjeve evropiane, aktiviteti është pak më i lartë – 4.2%.

Për BNR-në Parvan Simeonov, drejtor ekzekutiv i "Gallup International Balkan", që është partner i BNR-së në pasqyrimin e votave 2 në 1, theksoi se aktualisht po votojnë "votuesit më besnikë" dhe kjo nuk është befasi. Sipas Simeonov, përtej rrymës mediatike, në Bullgari po formohet një kundërkulturë politike paralele, e cila mund të lindë përfaqësues dhe ne mund t'i vëmë re sonte. 

Lexoni më shumë: 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD