Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare
Sipas rregulloreve të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit ITF, të drejtën e pjesëmarrjes kanë 56 lojtarët e parë në renditjen botërore, por jo më shumë se katër përfaqësues të një vendi të caktuar. Për shkak të tenisteve të shumta nga SHBA, Rusia, Çekia, Kina dhe Ukraina, Viktoria Tomova, e cila do të zërë vendin e 69-të të hënën, siguron pjesëmarrjen në Olimpiadë.
Viktoria Tomova është tenistja e shtatë bullgare që kualifikohet në Lojërat Olimpike, pas motrave Maleevi (Manuela, Katerina dhe Magdalena), Elena Pampullova, Cvetana Pironkova dhe Grigor Dimitrov. Kështu Bullgaria do të ketë në Paris përfaqësues si për femra ashtu edhe për meshkuj, ku do të na përfaqësojë Grigor Dimitrov.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..