Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e mesme e Bolgradit feston 165 vjetorin

Snezhana Skoriç rreth vazhdimit të mësimit në Bolgrad në kohë lufte

Shkolla e mesme është në pritje të nënshkrimit të një protokolli të ri që rregullon statusin dhe veçoritë e saj

10
Foto: Shkolla e mesme e Bolgradit "Georgi Sava Rakovski"

Shkolla e mesme e qytetit Bolgrad, e cila mban emrin e revolucionarit dhe figurës së shquar bullgare Georgi Sava Rakovski, është shkolla e parë e mesme bullgare e krijuar jashtë vendit. 165-vjetori i shkollës na jep një mundësi të rikujtojmë historinë e saj, por edhe të tregojmë për jetën e përditshme të nxënësve të saj sot. Megjithëse viti i themelimit të saj konsiderohet të jetë 1858, viti i parë i plotë akademik filloi në 1859. 

Fatkeqësisht, për shkak të veprimeve të vazhdueshme ushtarake në territorin e Ukrainës, disa nga ngjarjet e ndryshme që shënojnë përvjetorin zhvillohen nga distanca, dhe të tjera me prezencë, por vetëm me nxënësit dhe prindërit e tyre. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, drejtoresha e shkollës së mesme, Snezhana Skoriç, tregoi detaje për sfidat me të cilat përballen në mësimdhënien e fëmijëve, ndër të cilat më e rëndësishmja është forma hibride e mësimdhënies.
Snezhana Skoriç
"Nxënësit mësojnë në formë hibride sepse vendstrehimi që kemi në shkollë nuk na lejon të mbledhim të gjithë fëmijët bashkë. Kur jepet një alarm, ne të gjithë futemi në të dhe përpiqemi të vazhdojmë procesin mësimor atje. Kjo është shumë e ndërlikuar, kështu që ne e ndajmë shkollën në dy pjesë. Dhe kështu nga klasa e parë në të gjashtën i ndajmë për një javë në distancë dhe një javë në shkollë, ndërsa ato që mbeten nga klasa e 7 deri në 11 në të njëjtën mënyrë - shpjegoi drejtoresha, por shtoi: - Në çdo moment pritet të dalë leja për përdorimin e një tjetër vendstrehimi që do t'i lejojë të gjithë fëmijët të arsimohen në vijim."

Zonja Skoriç nuk e fshehu kënaqësinë e saj për mundësinë që iu dha së fundmi për të njohur delegacionin bullgar të kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit Kombëtar Rosica Kirova, e cila vizitoi Ukrainën me rastin e festës kombëtare më 3 mars, me nevojën për një zgjidhje urgjente për një çështje të rëndësishme për shkollën e mesme:

"Kërkesa jonë ishte që pala bullgare të iniconte dhe të ndihmonte për rinovimin e protokollit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës të Bullgarisë dhe asaj të Ukrainës, i cili ishte lidhur në vitin 2000, por përmbajtja e këtij protokolli, të lëshuar posaçërisht për shkollën e mesme bullgare, për statusin e saj, për veçoritë e saj, nuk i përgjigjet më kushteve moderne. Që prej nënshkrimit të tij, në sistemin arsimor kanë ndodhur shumë ndryshime dhe reforma dhe ky protokoll duhet të rinovohet." 

Sipas saj, në dokumentin e ri është e rëndësishme të shënohen disa parime që do të lejojnë:

"Të ruhet institucionin arsimor, i cili do të mund të ofrojë arsim të mesëm të plotë nga klasa 1 deri në 12 me mësim të detyrueshëm të gjuhës bullgare, në klasat e larta - të letërsisë dhe historisë bullgare - thekson zonja Skoriç. – Institucioni arsimor duhet të ketë mbështetjen dhe të jetë nën kujdesin e dy ministrive. Të delegohen mësues nga Bullgaria çdo vit. Nga viti 1996 e deri në luftë, në shkollën e mesme kanë punuar gjithmonë tre mësues të deleguar. Me fillimin e luftës, ministria i ka tërhequr këta mësues dhe e ka ndërprerë këtë proces për momentin. Këta specialistë na mungojnë dhe jemi gati t'i pranojmë sërish, por gjatë luftës kjo është e pamundur. Së fundi, në protokoll është e rëndësishme të ruhet mundësia që mësuesit tanë të gjuhës, letërsisë bullgare dhe lëndëve të tjera t'i nënshtrohen trajnimit praktik në Bullgari."

Në historinë e gjimnazit të Bolgradit, ka ende mjaft njolla të bardha që lidhen me peripecitë e kohës, të cilat e dërgonin këtë pjesë të Besarabisë herë në duart rumune, herë në duart sovjetike. Ndërrimi i pronarëve të ndryshëm i solli në mënyrë të pashmangshme telashe popullatës, si dhe grabitja e objekteve me vlerë. Shkolla e mesme ka një sërë librash me vlerë, një koleksion pikturash, observatorin e vet, një shtypshkronjë dhe një konvikt ku kanë jetuar fëmijë nga e gjithë Besarabia. Por e gjitha kjo është shkatërruar, sekuestruar ose ka humbur me kalimin e kohës. 

Sipas saj, dokumente të tilla mungojnë, ndërsa në dekretin për themelimin e saj është shkruar si Shkolla Qendrore Bullgare. Kështu quhej deri në vitin 1999, kur Georgi Sava Rakovski u bë engjëlli mbrojtës i saj. 

Foto: Shkolla e mesme e Bolgradit "Georgi Sava Rakovski"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD